Udhëzim:

  • Si pyetësor, ne u referohemi këtu pyetësorëve në të cilët nga pyetjet e formuluara shkurt, p.sh regjistrohen dhe numërohen përgjigjet e 20 personave (p.sh. përdorimi i televizorit apo vendpushimet). Përkundrazi, në intervistë shtrohen pyetje më të hapura, të cilat çojnë tek përgjigjet dhe raportet e gjata. Intervistat bëhen, edhe për shkak të vlerësimit i cili merr shumë kohë, zakonisht me vetëm një ose disa persona.
  • Përmbajtja e intervistës apo anketa duhet të jetë e dhënë. Zakonisht ajo rezulton nga një tematikë, që qëndron në qendër, në mësim ose diku tjetër dhe për të cilën pyeten njerëzit nga kultura e tyre në cilësinë e ekspertëve/eve. Shembuj: Intervista me prindërit tanë dhe gjyshërit rreth temës «Koha e lirë, në të kaluarën dhe në të tashmen» ose «Fëmijëria, në të kaluarën dhe në të tashmen». – Biseda telefonike me shokun/dhe të afërmit për «Veprimtaritë e kohës së lirë këtu dhe në vendin e prejardhjes». – Intervistat me njerëz të ndryshëm mbi «Të drejtat dhe rolet e vajzave dhe djemve».
  • Mundësi të reja, të cilat patjetër duhet të përdoren janë intervistat dhe pyetësorët me anë të telefonit ose Skype; për pyetësorët me shkrim edhe me e-mail, SMS, Facebook etj. Me këto media lehtë mund të pyeten njerëzit edhe në vendin e prejardhjes, mundësi këto, që nuk duhet humbur.

Rrjedha:

  • Para se të zhvillohen intervistat dhe pyetësorët duhet të bëhet një hyrje në temën dhe në «metodikën» e tyre. Këtu M në MGJP mund të lidhet me siguri me përvojat nga mësimi i rregullt (kjo duhet të zgjidhet nëpërmjet asaj që të pyeten N ose M e mësimit të rregullt).
  • Hyrje e mundshme: M e bën një ushtrim praktik nëpërmjet asaj që një N e pyet për një temë nga përditshmëria dhe eventualisht në mënyrë të qëllimshme shtron pyetje të mira dhe më pak të përshtatshme. Kjo mund të bëhet, gjithashtu, me një pajisje regjistrimi, për shembull, me telefon celular, kështu që ju më vonë mund të dëgjoni përsëri pyetjet dhe përgjigjet.
  • Pastaj kjo përvojë do të pasqyrohet dhe do të përdoret si një mundësi për të gjetur kriteret për një pyetësor të mirë apo një intervistë të mirë. Këto kritere duhet t‘i marrin parasysh N në pyetësorët ose intervistat e tyre.
  • Si hapa në konceptimin e një pyetësori do të përpunohen me sa vijon:

Hapat tek konceptimi i një pyetësori

  • Të përcaktohen objektivat e pyetësorit (çfarë duam të dimë?).
  • Të gjenden pyetje të përshtatshme. Këtu mund të dallohen dy tipe të pyetjeve:
    • Pyetje të vendosura: Këtu mundësitë e përgjigjeve janë të paradhëna
      (dhe nëpërmjet kësaj edhe më lehtë për t‘u dokumentuar dhe vlerësuar). Shembull: «A flisni më me dëshirë anglisht apo gjerma- nisht?». Ky lloj i pyetjeve është karakteristik për pyetësorët.
    • Pyetje të hapura: Këtu është e mundshme të jepen më shumë se një përgjigje ose përgjigje më të gjata. Kjo çon në një gamë të gjerë të spektrit të të dhënave, por është më kërkues për vlerësimin. Shembull: «Çfarë duhet të mësojmë ne në shkollë sipas mendimit tuaj?». Ky lloj i pyetjeve përdoret më shumë tek intervistat.
  • Tashmë duhet menduar se si të vlerësohen përgjigjet (numërimi, përmbledhja, komentimi etj). Këtu M duhet patjetër të këshillohet.
  • Edhe natyra e prezantimit final tashmë duhet të mendohet dhe të rregullohet në mënyrë të qartë.
  • Të përcaktohet se si dhe ku të regjistrohen pyetjet dhe përgjigjet (regjistrimi me magnetofon ose telefon celular, përmbledhje me shkrim). Nëse pyetësori bëhet nga dy veta, N 1 mund t‘i shtrojë pyetjet dhe N 2 i përmbledh gjegjësisht i dokumenton ato.
  • Të gjendet një vend i përshtatshëm për pyetësorin (të mos ketë pengesa, të mos ketë zhurmë).
  • Të gjenden njerëz të përshtatshëm, duke i informuar ata për kontekstin e pyetësorit dhe për t‘i lutur që të marrin pjesë.
  • Të bëhet një test provues me 2–3 njerëz dhe eventualisht të përshtaten pyetjet.
  • Pyetësori të zhvillohet me persona të tjerë; të falënderohet secili.
  • Pyetësori të vlerësohet me shkrim: Sa njerëz i janë përgjigjur dhe çfarë? Çfarë kemi mësuar (përgjigjet të përmbledhen për secilën pyetje)? Çfarë kemi mësuar diçka të re? Çfarë ishte emocionuese apo e vështirë?
  • Prezantimi i rezultateve në përputhje me përcaktimet e diskutuara më parë (p.sh. 10 minuta si një referat i shkurtër ose një poster).


Pikat shtesë për intervistë (më kërkuese se pyetësori):

  • Këtu pyetjet duhet të formulohen në mënyrë të hapur dhe të gjerë, në mënyrë që intervistuesin ta sillni në situatë për të treguar. Në mënyrë që biseda intervistuese të fillojë, nuk shtrohen pyetje, të cilat mund të përgjigjen me vetëm një fjalë. Përkundrazi, shumë më tepër janë të përshtashme të shtrohen pyetjet me si, çfarë, pse, ku, dhe kur, si dhe për të pyetur edhe më tutje nëse diçka tingëllon interesante.
  • Përgjigjet gjatë intervistës do të shënohen me fjalë kryesore ose do të regjistrohen. Tek intervistat e gjata një tekstualizim fjalë për fjalë është shumë i kushtueshëm. Në vend të tekstualizimit, gjatë prezantimit përfundimtar mund të paraqiten pjesë të zgjedhura të regjistrimit.

Tabela e pëmbajtjes