Rrjedha:
- M u rrëfen N një tregim të shkurtër. Ai/ajo do të ketë kujdes që këshillat për të treguar (shih më poshtë) t‘i zbatojë mirë dhe t‘i theksojë. (Varianti: M e tregon mërzitshëm dhe në mënyrë monotone tregimin në fillim e pastaj në mënyrë të gjallë dhe shprehëse.)
- N dëgjojnë me vëmendje. Në bisedën e mëvonshme do të diskutohet, se si duhet të tregohet diçka në mënyrë që për dëgjuesit të tingëllojë e gjallë dhe interesante. Këtu duhet që pikat veç e veç të provohen drejtpërdrejt edhe në mënyrë praktike.
- Së bashku, pikat do të përmbledhen në formë të një liste «Këshilla për të treguarit e gjallë», dhe do të shënohen me shkrim (shih shembujt më poshtë).
- Për zbatimin praktik (eventualisht në një mësim të mëvonshëm) çdo fëmijë e mendon një episod apo një ngjarje që dëshiron ta paraqesë në përputhje me këshillat (varianti: grupe dyshe, kjo mundëson dialogun). Krahaso për këtë gjithashtu më poshtë nr. 23 (Tregime të përditshmërisë), 24 (Tregime personale) dhe 25 (Të treguarit modelues).
- Është e dobishme që, si parapërgatitje e shkurtër me shkrim, të shënohen shkurtimisht fjalët kryesore për pikat e rëndësishme të tregimit. Kush dëshiron, mund edhe të shkruajë tërë tregimin dhe këtë tekst pastaj ta marrë si bazë për ushtrimet e mëvonshme.
- Me ndihmën e M do të sqarohen çështjet gjuhësore dhe problemet. Ndoshta M mund të ndihmojë gjithashtu me shembuj të mirë për fillime të ndryshme të fjalive etj.
- Tani fillojnë N të ushtrojnë të treguarit. Për këtë zgjedhin dy ose tri këshilla, të cilat do të kenë kujdes t‘i kushtojnë vëmendje të veçantë.
- Nëse secili fëmijë e ka ushtruar dy-tri herë të treguarit për vete, e kërkon një partner dhe ia rrëfen atij tregimin. Feedback-u ndihmon që prezantimi të përmirësohet edhe më tutje.
- Prezantimi përfundimtar do të zhvillohet ose para tërë klasës ose brenda grupit të nivelit. N e tjerë dëgjojnë me kujdes dhe pastaj shprehin në vazhdim mendimet e tyre të orientuara sipas kritereve, të cilat lidhen me zbatimin e këshillave të të treguarit.
- Në diskutim duhet patjetër të përfshihen edhe aspektet gjuhësore: Çfarë ishte e vështirë në gjuhën e parë; çfarë (dhe si), ne ende duhet të mësojmë në këtë drejtim?
Udhëzime:
- Ushtrimi mund të jetë shumë sfidues për N e ndrydhur dhe për ata me aftësi të pakta në gjuhën e parë. Në raste të tilla, arsimtari apo një fëmijë më i rritur me aftësi të mira gjuhësore duhet domosdoshmërisht të japin mbështetje. Ushtrimet e tipit të përmendur, megjithatë, janë shumë të dobishme pikërisht për N e dobët. Prandaj, duhet të shmangen me çdo kusht përjetimet dështuese.
- Motivimi shtesë për të treguarit e mirë mund të lindë nga fakti se bëhet marrëveshje me klasën apo me grupin
- e nivelit që t‘i regjistrojnë tregimet dhe t‘i vënë ato në shfrytëzim si CD ose MP3. Nëse për këtë zgjedhet një temë e përbashkët e të treguarit (p.sh. Aventurat e pushimeve nga vendi i prejardhjes), atëherë nëpërmjet kësaj rezulton përmbledhja (e regjistruar) tematike koherente dhe tërheqëse.
- Krahaso gjithashtu, nr. 10 («Përgatitja për një bisedë»), ku
- ndiqen qëllime të ngjashme në lidhje me situatat dialoguese të komunikimit, si dhe nr. 25 (Të treguarit e modeluar), 29 (Të ushtrohet të lexuarit para të tjerëve) dhe 30 (Një referat të përgatitet).
Këshilla për të të treguarit
- Fol me zë të lartë dhe në mënyrë të qartë, në mënyrë që të të kuptojnë të gjithë!
- Përdore zërin tënd në mënyrë të ndërgjegjshme: me zë të lartë dhe të butë, kërcënues, miqësor, të trishtuar, të lumtur …
- Shfrytëzoji edhe shprehjen e fytyrës sate dhe lëvizjet: bëje një fytyrë të keqe, të lodhur, fytyrë të lumtur; lëvize trupin tënd në përshtatshmëri me veprimin.
- Lëshoji sytë në mënyrë të vazhdueshme nga publiku; ndonjëherë drejtoja edhe publikut ndonjë pyetje.
- Përshkruaji njerëzit dhe kafshët, që paraqiten në tregimin tënd, saktësisht dhe gjallërisht. Si duken ata, çfarë lloj përshtypjeje lënë ata?
- Përshkruaji edhe vendet, që shfaqen në tregim tënd, saktësisht dhe gjallërisht. Çfarë mund të shihet aty, të dëgjohet dhe të nuhatet, si është atmosfera?