Udhëzim:

  • Propozimi është i përshtatshëm për MGJP, ngase këtu grupet e ndryshme, sipas nivelit dhe moshës, mund të ushtrojnë tekste të ndryshme. Në këtë mënyrë të gjitha grupet punojnë në të njëjtin qëllim, por me nivele kërkesash të ndryshme.
  • Lidhje të ngushta tek të të lexuarit para të tjerëve krijohen me broshurën «Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë» krahaso atje para së gjithash numrat 1 dhe 10.

Rrjedha:

  • M do t‘i informojë N për qëllimin: bëhet fjalë për të lexuar sa më bukur para të tjerëve ose për të recituar një poezi në mënyrë sa më shprehëse. Në fund duhet që të gjithë N të paraqesin tekstin e tyre; ndoshta në kuadër të një feste dhe eventualisht me një incizim toni.
  • Çfarë do të thotë vallë «të lexosh bukur para të tjerëve»? Këtu mund të merret procedura e paraqitur tek nr. 22 (shembull i mirë/i keq, të formulohen kriteret në bazë të vështrimeve). «Këshillat e të treguarit» tek nr. 22 mund të modifikohen mirë si këshilla për të lexuarit para të tjerëve dhe për të recituarit (shih listën më poshtë).
  • M u shpërndan N tekste të përshtatshme e të shkurtra. Nëse ushtrimi bëhet me grupet e niveleve të ndryshme, duhet që të jetë të paktën një tekst në dispozicion për secilin grup. Është gjithashtu e mundshme që dy N të marrin një tekst; nëpërmjet kësaj shumëllojshmërie të lexuarit përfundimtar para të tjerëve do të jetë më interesant.
  • N e lexojnë tekstin në heshtje për vete. Ata i nënvizojnë fjalët e paqarta dhe frazat si dhe fjalët që janë të vështira për t‘i shqiptuar. Pastaj diskutohen paqartësitë. Ndoshta një informacion në lidhje me autorin apo poetin.
  • N i zgjedhin tri kritere të leximit, të cilave ata duan t‘i kushtojnë vëmendje të veçantë.
  • N e lexojnë tekstin me zë të lartë në tri ditët e tri javëve të njëpasnjëshme.
  • N gjithashtu ushtrojnë në çifte apo grupe të vogla dhe i japin njëri- tjetrit reagimet e tyre (Pyetjet: «Çfarë ishte mirë gjatë të lexuarit para të tjerëve?», «Çfarë mund të përmirësosh ende?»).
  • Në përfundim, në grup të madh, do të lexohet para të tjerëve ose do të recitohet, kjo ndoshta edhe si pjesë e një takimi me prindër apo feste. Në mënyrë plotësuese eventualisht edhe si incizim (CD, MP3).

Variantet:

  • N mund të përzgjedhin një tekst të vetin. Për ata N të cilët nuk kanë tekste në shtëpi, duhet që M të sjell libra me tekste për t‘i zgjedhur.
  • Fëmijët mund ta incizojnë vetëveten gjatë të lexuarit para të tjerëve dhe pastaj ta dëgjojnë incizimin. Kjo ua thjeshtëzon atyre që ta përceptojnë shqiptimin e tyre dhe rrjedhshmërinë në të lexuar dhe edhe t‘i përmirësojnë ato.


Këshila për të lexuarit para të tjerëve dhe për të recituarit

  • Fol me zë të lartë dhe qartë, në mënyrë që të kuptojnë të gjithë!
  • Mos lexo tepër shpejt, por as tepër ngadalë. Bëj pauza.
  • Ke kujdes shenjat e pikësimit në fjali, theksoji fjalitë në mënyrë përkatëse!
  • Përdore zërin tënd në mënyrë të qëllimshme: zë të lartë e të ulët; kërcënues, shoqëror, pikëllues, të gëzueshëm …
  • Përdori edhe mimikën dhe gjestet: bëje një pamje të fytyrës të egër, të lodhur, të gëzuar; lëvize trupin në mënyrë të përshtatshme me veprimin.
  • Mos u fsheh prapa tekstit tënd; lëshoji sytë vazhdimisht nga publiku yt.

Tabela e pëmbajtjes