Vetëm duke qenë i përqendruar, mëson diçka. Nëse ulesh i shpërqendruar në tryezën tënde të punës dhe me mendje diku gjetkë, e çon kot kohën tënde, prandaj punën duhet ta bësh më vonë!
Ekzistojnë disa truke për t’u përqendruar:
Gëzoju punës dhe kuptoje punën
Në këtë të ndihmon plani yt i punës, të cilin e bën çdo ditë. Është shumë më e qartë nëse ke menduar mirë se çka ke për të bërë sot dhe me çfarë renditjeje dëshiron ta bësh. Mendo për këtë: Nisja me diçka të lehtë ose me diçka që të zbavit!
Pa shpërqendrim e shmangie nga puna
Mund të të shpërqendrojnë, për shembull, parregullsia në tryezën tënde të punës, zhurma, muzika, televizori apo njerëzit e tjerë. Pra, vendi yt i punës duhet të jetë i mbarështuar dhe i qetë. Shih më lart hapat 3 dhe 4!
Të bëhet një pushim i shkurtër çdo 10–15 minuta
Çdo 15–20 minuta, mundësisht ndërmjet dy punëve, bëje një pushim prej 2–5 minutash (jo më gjatë!). Në këtë pushim, për shembull, mund të ngrihesh dhe t‘i hapësh krahët, ta hapësh dritaren dhe ta nxjerrësh kokën në ajër të pastër apo të pish një gllënjkë ujë.
Nëse duhet të punosh më gjatë se një orë, atëherë pas një ore bëje një pushim të shkurtër 10–15 minutash. Pi diçka, lëviz ose dëgjoje një pjesë muzikore!
Ushtrime të vogla për përqendrim dhe shtendosje
|
|
|
|
|
|
Shumëllojshmëri në mësimin tënd
Në qoftë se ke për të kryer detyra të ndryshme, atëherë në planin tënd krijoje renditjen kështu që ke një farë shumëllojshmërie të detyrave. Për përqendrimin tënd kjo është më mirë, se sa kur qëndron gjatë në të njëjtën veprimtari.
Ushtrimi 9
Të gjitha ushtrimet e shtendosjes dhe të përqendrimit, që i gjen më lart, provoji sot! Shoshite mirë cila prej tyre të ndihmon më së shumti nëse dëshiron të shtendosesh dhe të përqendrohesh përsëri mirë! Listën e mësipërme mund ta zgjerosh edhe me ushtrime të tjera.