Rekomandimet për përdorim
M11
M11 (Gjej ide, tekstet të planifikohen me kllaster, Mind-Map dhe skeda)
Të tri teknikat, por para së gjithash kllaster dhe Mind-Map, duhet të diskutohen në bazë të disa temave konkrete dhe të ushtrohen. Për metodën e kllasterit janë shumë më të përshtatshme temat fantazi ose asociative. Metoda Mind-Map që nga fillimi të çon tek një strukturë e lartë, e cila është dëshmuar si e mirë tek temat faktike dhe planifikimi i referateve.
E mundshme është që, së pari, një temë të fillohet me kllaster dhe pastaj të vazhdohet në formën e një Mind-Map-i. Për përpjekjet e para, të udhëhequra nga mësimdhënësi, me të dy metodat, nxënësit/et mund të lihen të punojnë në punën me partner (me fleta A-3). Si me të gjitha teknikat mësimore edhe këtu duhet të tematizohet se çfarë përvojash bëjnë nxënësit/et dhe për cilat kontekste ata mund t‘i përdorin teknikat e reja.
M12 dhe M13
M12 (Një tekst të planifikohet, përmblidhet, përpunohet – hap pas hapi) dhe M13 (Ballafaqimi me problemet e të shkruarit) janë versione të reja të modeluara të fletëve të punës 1 dhe 2 të broshurës didaktike 1 të serisë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes» («Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë»). Së pari, duhet të trajtohet M12 dhe pastaj M13. Para se t’u jepen nxënësve, është me rëndësi që të zhvillohet një bisedë mbi hapat e planifikimit të tekstit dhe problemet në të shkruar. Për konkretizimin e M12 duhet të zgjidhet një temë faktike, në bazë të të cilës do të zhvillohen hapat veç e veç në mënyrë ilustruese. Kjo duhet patjetër të përsëritet 2–3 herë. Kurse M12 (Ballafaqimi me problemet në të shkruar) mund të jepet dhe të diskutohet gjatë ose pas projektit të parë me shkrim.