1. Planifikimi i temave të lidhura me kulturën e prejardhjes
(Shih gjithashtu kapitullin 11 B.4 und 11 B.5)
Silviya Ivanova Popova: Planifikimi semestral i përgatitur për nga klasa e katërt deri te klasa e gjashtë. Tema: «Gjuha, historia dhe festat bullgare»
Silviya Ivanova Popova është me prejardhje nga Bullgaria. Ajo jeton që prej 13 vjetësh në Cyrih dhe që prej 9 vjetësh punon si mësuese e MGJP-së për gjuhën bullgare.
Gramatikë | Njeriu dhe mjedisi | Festa |
Folje: Forma të ndryshme të kohës së shkuar |
Histori: Trakët, sllavët dhe bullgarët e parë |
1 Marsi «Baba Marta», të cilën na e sjell Martenica. Ne e krijojmë vetë Martenicën. (përdredhim një fill të kuq dhe një të bardhë me njëri-tjetrin, krijojmë forma të ndryshme dhe e lidhim te kyçi i dorës. Ky është një simbol i shëndetit, dashurisë dhe fillimit të ri). Të njihemi me legjendat e Martenicës.8 Marsi. Dita e nënës dhe e grave E diela e palmës. Dita e emrit për të gjithë njerëzit që kanë emra lulesh Pashkët, rilindja, përshëndetja e veçantë |
Folje: Forma të kohës së ardhme |
Chan Asparuch- Themeluesi i Bullgarisë (681) | |
Ndajfoljet | Zgjerimi dhe konsolidimi i shtetit të ri bullgar (Chan Omurtag, Terwel, Presian, Krum) |
|
Fjalia kryesore dhe fjalia e nënrenditur Rregullat e presjes |
Krishterimi si feja e tyre: Miratimi i saj – Knjas Borisi i I-rë (866) | |
Ligjërata e drejtë dhe ligjërata e zhdrejtë Shenjat e pikësimit |
Bullgaria si fuqi e madhe. Car Simeoni i I-rë (893-927) – Bullgaria kufizohet nga tri dete. Lulëzimi i kulturës dhe njohurive | |
Ligjërata e zhdrejtë | Dita e ushtrisë dhe e guximit në Bullgari | 6 Maji. Dita e barinjve dhe e Shën Gjergjit |
Të shkruarit e një hartimi Rregullat dhe struktura |
Alfabeti bullgar i vitit 855- Kyrilli dhe Methodusi dhe nxënësit e tyre (Kliment, Gorast etj.) | 24 Maji. Dita e alfabetit sllav dhe e kulturës Festë me valle popullore |
Të shkruarit e një hartimi pasi është dhënë hyrjaUshtrime për ruajtjen e një linje në hartim |
Vitet e kryengritjes Lufta për pavarësi Nën sundimin bizantin. |
14 qershori, 10-vjetori i shoqatës «Rodna retsch». |
Format se si mund t’i drejtohesh dikujt Mbaresa specifike Të shkruarit e një letre |
Çlirimi nga sundimi bizantin 1185 Car Ivan-Aseni i I-rë & Petari i II-të |
Udhëtim drejt Bullgarisë Do vizitojmë katër qytete, të cilat kanë luajtur një rol të madh në historinë tonë dhe një monument të veçantë në mal, i cili është një simbol i lirisë. |
Të shkruarit e një hartimi me temën e dhënë Të tregohet kujdes për stilin, gramatikën, drejtshkrimin dhe strukturën |
Car Kalojani (1190-1207), Car Ivan-Aseni i II-të (1218-1241)Kthimi i pushtetit bullgar nëpërmjet diplomacisë dhe shtëpisë së forte mbretërore |
2. Planifikimi i temave të lidhura me atdheun e ri. Fokusi mbi: «Të jetosh brenda, ndërmjet dhe mes dy gjuhësh dhe dy kulturash»
Në kapituj të ndryshëm të këtij libërthi gjenden shembuj të shkëlqyer që i përket kësaj kategorie. Ne po përmendim veçanërisht ato vijueset.
Kapitulli 6 B.1
Kemajl Çallaku (MGJP-ja e gjuhës shqipe në Arnsberg/Gjermani). Dy seanca mësimore për temën «Miqësia, paragjykimet, bashkëjetesa», klasat 5–10
Autori tregon se si tema shumë aktuale në emigrim «Miqësia, paragjykimet, bashkëjetesa» mund të trajtohet në një mënyrë shumë tërheqëse gjithashtu edhe nga format e mësimdhënies, format sociale dhe ato ndërvepruese. Aty qëndrojnë në plan të parë përvojat autentike të nxënësve në atdheun e tyre të ri. Së fundmi, në diskutimin përmbyllës do të bëhet e mundur lidhja me kulturën e prejardhjes, e cila sigurisht mund të jetë subjekt dhe të thellohet në një seancë tjetër mësimore.
Kapitulli 5 B.3
Gaca Radetinać MGJP-ja e gjuhës boshnjake/serbe/kroate në Karlskrona/Suedi). Dy seanca mësimore për temën «Të drejtat e fëmijëve»
Autorja e trajton temën duke u orientuar drejt pikëpamjeve dhe veprimeve. Ashtu si në planifikimin e mëposhtëm nga Nexhmije Mehmetaj mbi çështjet gjinore edhe këtu ofrohet brenda një seance mësimore ose në një tjetër trajtimi i ndryshimeve dhe ngjashmërive, avantazheve dhe të metave në fushën e të drejtave të fëmijëve në kulturën e prejardhjes dhe në atë të atdheut të ri. Po ashtu do të trajtohen edhe problemet dhe konfliktet në emigrim, të cilat janë të lidhura me to (Statusi i fëmijëve në familje, liritë, të drejtat dhe detyrat, ndoshta edhe një vështrim në të kaluarën rreth fëmijërisë së prindërve ose gjyshërve.).
Kapitulli 4 B.2
Nexhmije Mehmetaj (MGJP-ja e gjuhës shqipe në pjesën e Zvicrës frëngjishtfolëse). Dy seanca mësimore për temën drejtësia gjinore/gjinitë për tri grupe të moshave dhe niveleve të ndryshme
Autorja tregon në planifikimin e bërë prej saj se si tema «Drejtësia gjinore» mund të trajtohet në atë mënyrë që çdo grup të gjej qasje në të, të përshtatur me moshën e tij (Niveli i ulët, klasat 1–3. Edhe vajzat luajnë futboll. Niveli i mesëm, klasat 4–6. Të drejtat dhe detyrat e djemve dhe vajzave në klasën tonë; niveli i lartë, klasat 7–9. Të drejtat e fëmijëve). Aty gjithashtu duhet dhe mund sigurisht (duke e futur si pjesë të mësimit ose si temë e një mësimi tjetër) të reflektohet dhe diskutohet, nëse dhe si detyrat, sjelljet dhe kli- shetë e ndryshme të roleve mund të sjellin probleme ose madje dhe konflikte në kulturën e prejardhjes ose në atë të vendit të ri.
3. Planifikimi i temave të lidhura me kulturën e vendit të prejardhjes dhe me atë të atdheut të ri
DDragana Dimitrijević: Një pjesë nga planifikimi i dy seancave mësimore me temën: «Familja». Niveli i lartë (klasat 7–9, paraqitje e thjeshtëzuar pa rubrikat format sociale dhe mediat)
Dragana Dimitrijević është me prejardhje nga Beogradi, Serbia. Ajo punon që prej 1999 në kantonin e Cyrihut si mësuese e MGJP-së për gjuhën serbe.
E rëndësishme është: Si detyrë shtëpie për këtë mësim, nxënësit duhet të informohen në shtëpi se sa e madhe ishte familja në brezin e fundit dhe atë të parafundit, cilat role kanë/kishin disa të afërm të caktuar etj. (Arsimimi, marrëdhëniet, veshjet, të drejtat e grave, dita e parë e shkollës, gjuhët, lojërat, lodrat, arsyeja e emigrimit…).
Shih tabelën:
Koha |
Përse ? Qëllimet kon- krete specifikeHapat e të mësuarit dhe objektivat |
Çfarë dhe si?Çfarë bën mësimdhënësi: |
Çfarë dhe si?Këtë e bëjnë nxënësit: |
7‘ | 1. | 1. | 1. |
Familja Nxënësit sqarojnë me argumenta jetën dhe mjedisin përreth në vendin e prejardhjes dhe atë në Zvicër dhe zhvillojnë gatishmërinë për të diskutuar hapur me njëri-tjetrin. Me këtë diskutim të kryer në mënyrë të ndërgjegjshme me përvoja të marra nga familja, nga vendi i prejardhjes dhe Zvicra, ata hedhin një vështrim në shumëllojshmërinë e lidhjeve dhe bashkëveprimeve shoqërore.Qëllimi: Të njihen funksionet dhe format e familjes në varësi të kulturës dhe historisë. |
U shpërndan nxënësve pjesë të përgatitura të shkëputura nga një tekst (në gjermanisht). Tema është: «Familja në Zvicër».
|
Përpunojnë më tej detyrat (Shih më sipër.).
|
|
10‘ | 2. | 2. | 2. |
Nxënësit në bazë të një teksti, të kuptojnë dhe të përmendin informacionet më të rëndësishme mbi një person (familja e tij, njohuritë e tij gjuhësore, arsimi, marrëdhëniet familjare, roli i secilit prej personave, arsyeja e emigrimit). | Sqaron pyetjet e lidhura me tekstin dhe u ndan nxënësve pyetje të tilla p.sh. nga ishte babai/gjyshi i tij? Përse? Sa fëmijë kishte ai? Çfarë gjuhe fliste ai? | Shkëmbejnë informacionet më të rëndësishme në bazë të informacioneve të mbledhura nga teksti. | |
20‘ | 3. | 3. | 3. |
Marrëdhëniet në familje (Serbi-Zvicër); Të përmenden të përbashkëtat dhe ndryshimet.
Nxënësit përshkruajnë funksionet dhe format e familjes në Zvicër dhe në Serbi. |
Përpunon më tej detyrat e shtëpisë (Shih më sipër.).
|
Të folurit Flasin, diskutojnë dhe sqarojnë, në bazë të pyetjeve të përmendura më sipër, se çfarë u zbulua. |
|
8‘ | 4. | 4. | 4. |
Të përshkruajnë rolet dhe familjet e tyre. Roli i nxënësit në familjen e tij (në Zvicër dhe në Serbi.). | Bën ndarjen në grupe Detyra: Përshkruani rolin tuaj në familje (në Zvicër dhe në Serbi.). |
Argumentojnë rolin e tyre në familje në Zvicër dhe në Serbi, tregojnë në bazë të informacioneve të mbledhura historitë e tyre. |
Krahasoni në këtë kategori edhe planifikimet 4 B.3 (Arifa Malik, Londër. Parimi «Ndërkultura» në shembullin «Ngjyrat») dhe 6 B.2 (Sakine Koç, Cyrih. Kapitulli mësimor me temën: «Ditë pushimesh dhe ditë festash»)
4. Planifikimi i temave që s’kanë lidhje specifike me kulturën e vendit të prejardhjes ose me atë të atdheut të ri
Parathënie: Në këtë kategori përfshihen tema që nuk janë specifike për kulturën dhe gjuhën (stinët, lulet, kafshët, natyra), por të cilat sigurisht mund të përdoren mirë edhe në lidhje me kulturën e vendit të prejardhjes dhe me atë të atdheut të ri.
Mariana Waked: Planning of a series of instructional units on the topic “Animals and Nature” (6 lessons for 3 groups of different age and proficiency levels)
Mariana Waked Waked është me prejardhje nga Libani, ku ka punuar si mësuese e gjuhës arabe. Që prej 14 vjetësh ajo jeton në Karls-krona, Suedi dhe që prej katër vitesh jep këtu mësim në MGJP-në e gjuhës arabe.
Mind-Map-i në gjuhën arabe me temën «Kali» (karakteristikat, ushqimi, vendbanimi)
Qëllimi | Niveli i ulët | Niveli i mesëm | Niveli i lartë | |
Mësimi 1 |
Prezantimi | Dëgjimi i një historie ku marrin pjesë kafshë të ndryshme. | Të shihet një film dokumentar dhe të mbahen shënime. Më pas të tregohet, se çfarë u mësua për kafshët e caktuara. | Të dëgjohen ose të lexohen fakte mbi disa kafshë. Këto të mbahen shënim me shkrim. |
Mësimi 2 |
Klasifikimi i kafshëve të ndryshme | Ushtrime logjike si material. Klasifikimi i kafshëve sipas ushqimeve që konsumojnë. Leximi i fjalëve me ndihmën e figurave. Të shkruarit e shkronjave të para ose emrave të kafshëve, vizatimi i kafshëve. | Klasifikimi i kafshëve sipas ushqyerjes së tyre, format e strehimit, mënyra e shumimit. Komentoni dhe interpretoni hartën e shpërndarjes gjeografike të kafshëve. |
Krijimi i një liste me tiparet e përbashkëta të kafshëve, të cilat jetojnë në mjedisin e njëjtë (veçori fizike, të ushqyerit, shumimi). Të dallohet lidhja ndërmjet veçorive dhe ambientit. |
Mësimi 3 |
Kafshë në fermë | Vizitë në një fermë. Vrojtime dhe diskutime | Vizita në një ferme. Përgatitja e një interviste dhe një dokumentimi fotosh, ndoshta edhe video. |
Visiting a farm. Këtu në Suedi është e zakonshme që të kesh një kafshë si pjesëtar në familje. Si është në vendin tuaj të prejardhjes? Diskutoni. Çfarë mendoni ju vetë për këtë? |
Mësimi 4 |
Përpunimi i vizitës në fermë | Krijimi i grupeve dhe përgatitja e aktiviteteve të ndryshme që lidhen me kafshët në fermë (fletë pune, quiz-e, gjëegjëza…). Të mësuarit e këngëve me kafshë. | T’i shkruhet një letër dikujt në vendin e prejardhjes, të raportohet vizita në fermë. | Krijoni një letër përshkruese me të dhëna mbi një kafshë që jeton në fermë. Përdorimi i internetit dhe bibliotekës për informacione. |
Mësimi 5 |
Hartë mendimesh (mind-map) | Të sajohet një histori me dy ose tri kafshë të fermës, të shkruhet me ndihmën e mësimdhënësit dhe të ilustrohet nga vetë nxënësit. Këtu të futet edhe teknika e mind-map-it. |
Të bëhet një mind-map për një kafshë të përzgjedhur. Kjo duhet të përfshijë të gjitha pikët që nevojiten për të shkruar një tekst pragmatik mbi një kafshë. | Të zgjidhet një kafshë që rrezikon të zhduket. Mendoni se si mund t’u vini në ndihmë atyre. Bëni një mind-map për të dhe shkruani një tekst. |
Mësimi 6 |
Prezantime, ekspozimi | Të bëhet prezantimi dhe leximi i teksteve të seancës së pestë mësimore. | Prezantimi dhe diskutimi i teksteve pragmatike të seancës së pestë mësimore. | Prezantimi dhe diskutimi i teksteve pragmatike të seancës së pestë mësimore. |