- Ju lutem hidhini përsëri një sy kapitullit 5 pasi ta keni lexuar njëherë dhe mendoni,diskutoni se cilat janë ato parime pedagogjike që i keni të njohura nga arsimi juaj dhe cilat janë ato që nuk i keni hasur më parë.
- Çfarë ju duket e thjeshtë në parimet e ilustruara dhe te zbatimi i tyre në mësimdhënie? Çfarë mënyrash përdorni ju aktualisht dhe si i vini ato në përdorim?
- Çfarë ju duket e komplikuar ose problematike në parimet e ilustruara dhe në zbatimin e tyre në mësimdhënie. Përse ? Cilat do të ishin zgjidhje të mundshme?
- Deri në çfarë shkalle jeni përballur me faktin që nxënësit tuaj janë ambientuar nga mësimi i tyre i rregullt me koncepte pedagogjike dhe didaktike, të cilat ju ndoshta nuk i keni njohur në arsimin tuaj. (Të kuptuarit e roleve mësues-nxënës, kuptimi i mësimnxënies në mënyrë të pavarur etj.). Si i keni trajtuar situata të tilla?
- Ju lutem gjeni dhe mbani shënime ose diskutoni, duke u bazuar në praktikën tuaj të mësimdhënies, të paktën tre shembuj, tek të cilat keni aplikuar (keni vënë në jetë) një ose disa nga parimet që vijojnë: orientimi drejt nxënësve, orientimi drejt përkrahjes së nxënësve, orientimi drejt kompetencave, të kuptuarit të rolit të ri, përforcimi i të qenit të pavarur, individualizimi, lidhja me jetën që na rrethon, përshtatja me moshën.
- Çfarë stili përfaqësoni në edukimin dhe menaxhimin e klasës? Atë më shumë autoritar me menaxhimin e rreptë të klasës apo atë integrues dhe demokrat? Në çfarë lloji dhe mënyre e zbatoni këtë stil edukimi në mësimdhënie në menaxhimin e klasës (classroom management)?
- Cilat janë ato pika të forta në drejtimin tuaj të klasës dhe në mënyrën e të kuptuarit të roleve, të cilat ju doni t’i ruani në mësimdhënien tuaj? Cilat janë ato strategji dhe metoda në këtë fushë që ju doni t’i zhvilloni rishtas?
- Shprehni mendimin tuaj për tre artikujt e mësipërm të pjesës praktike (5 B). Si shfaqen deklaratat dhe zbatimet në këtë pjesë kundrejt përvojave tuaja personale.