Ushtrimet dhe propozimet mësimore për ushtrimin në të lexuar ndahen në tri grupe:
Aftësitë në të lexuar
Propozimet mësimore 20–23:
Këtu paraqiten modele të mundshme për ushtrime, në të cilat mësim- dhënësit mund t‘u përshtaten rrethanave të veçanta të gjuhës së parë dhe nevojave të veçanta të klasës së tyre. Shkronjat, fjalët dhe fjalitë e shkurtra duhet të jenë kryesisht të automatizuara, në mënyrë që lexuesit të mund të përqendrohen në mesazhin e tekstit. Për nxënësit/et, që tashmë lexojnë rrjedhshëm dhe mirë, përpunimi i këtij lloji të detyrave nuk ka shumë kuptim. Ata, gjatë kësaj faze përkatëse të të ushtruarit, do të marrin për t‘i lexuar tekste dhe libra sipas zgjedhjes së lirë. (shih më lart, nr. 9 «Sekuencat e lira të të lexuarit»).
Rrjedhshmëria në të lexuar (Fluency)
Propozimi mësimor 24:
Dikush mund ta kuptojë një tekst shumë më mirë, në qoftë se e lexon atë në një ritëm të caktuar. Përvoja ka treguar se te leximi i përsëritur, jo vetëm që lexonin më shpejt dhe rrjedhshëm, por edhe përmbajten e kuptonin më mirë. Edhe këtu vlen: sa më mirë të jetë automatizuar procesi i leximit, aq më tepër lexuesit mund të përqendrohen në përmbajtjen e një teksti dhe do ta kuptojnë më mirë atë.
Të lexuarit e rrjedhshëm duhet të ushtrohet në shumë sekuenca të shkurtra leximi, për shembull, rreth tri deri në katër javë, çdo ditë në fillim të mësimit,10–15 minuta. Këto forma ushtrimi për lexim të rrjedhshëm mund të krahasohen me një trajnim fizik në sport ose me ushtrime të gishtërinjve në një instrument muzikor.
Strategjitë në të lexuar
Propozimet mësimore 25–27:
Në pjesën e tretë të ushtrimit do të tregohet se si nxënësit/et mund të mësojnë që, në mënyrë të vetëdijshme, të përgatiten për tekste të ndry- shme dhe për lexim. Do të jepen shembuj për hartimin e tekstit dhe do të propozohen ushtrime se si të përmblidhen tekstet dhe të vlerësohen në mënyrë të pavarur.
Strategjitë në të lexuar duhet të jepen nga mësimdhënësi nëpërmjet diskutimeve mësimore në klasë. Pas përpunimit ato duhet të ushtrohen dhe përforcohen në mënyrë të përsëritur me tekste të ndryshme. Kjo realizohet më së miri kur merren ato tekste që janë aktuale në klasë.
Për fushën e strategjive të leximit jepen gjithashtu referime në librin «Dhënia e strategjive dhe teknikave mësimore në MGJP» (Fletorja 5 e serisë «Nxitje didaktike për MGJP») ku në pjesën II dhe III gjenden strategji të tjera të dobishme për fushën e leximit.