Rrjedha:

Të kuptuarit e tekstit në fushën e vogël të një fjalie të vetme dhe/ose të tekstit të shkurtër mund të ushtrohet me ushtrime të ndryshme. Shembuj:

  • Të krahasohen tekstet dhe ilustrimet. Për këtë qëllim, për shembull, jepen dy fletë; në fletën e parë ka tetë fjali ose tekste të shkurtra (nr. 1–8), në të dytën, janë tetë imazhe (a–h). Tani duhet të gjenden nënrenditjet (p.sh. «Teksti 1 i përshtatet ilustrimit d»).
  • Tekstet të renditen (shih më poshtë ushtrimi a).
  • Të gjenden gabimet në tekste (shih më poshtë ushtrimin b).
  • Të kuptohen fjalitë, ushtimi i leximit të kuptueshëm: Për këtë qëllim, për shembull, t‘u jepet një fletë me 20 thënie (P.sh.: «Qentë mund të fluturojnë», «Në Turqi, fliten gjuhë të ndryshme»). Për çdo thënie duhet të shënohet «e vërtetë» ose «nuk është e vërtetë».

Vërejtje:

  • Shumë ushtrime janë më të përshtatshme për përpunim në punën me partner.
  • Shumë prej këtij lloji të fletëve të ushtrimit mund t‘i bëjnë N e vjetër për të rinjtë.
  • Sigurisht, ushtrimet e këtij lloji, nëse është e nevojshme, mund të kryhen gjithashtu me N e vjetër, në qoftë se ata ende kanë paqartësi në identifikimin e grafemës në gjuhën e parë.

Ushtrimi a)

 

Ushtrimi b)

 

 


Tabela e pëmbajtjes