Ushtrimet dhe propozimet mësimore të kësaj pjese janë ndarë në tri fusha:


Të marrurit me libra dhe tekste

Propozimet mësimore 1–8: Në plan të parë këtu qëndron njohja me libra dhe tekste të ndryshme si element i rëndësishëm i motivimit në të lexuar.


Librat dhe tekstet të lexohen dhe të kuptohen

Propozimet mësimore 9–11: Kjo fushë e përqendron të lexuarit në vetvete dhe tregon mundësitë se si mund të bëhet të lexuarit në mënyra të ndryshme dhe se si nxënëset dhe nxënësit mund të planifikojnë procesin e leximit dhe të bëhen të vetëdijshëm për përfitimet prej tij.


Të raportohet për të lexuarit

Propozimet mësimore 12–17: Kjo pjesë e kësaj fushe merret kryesisht me pasqyrimin e asaj që është lexuar, d.m.th., me diskutimin rreth përmbajtjeve. Ajo ofron disa pro- pozime për mënyrën se si mund të bisedohet në klasë për përvojat në të lexuar.


Të reflektohet të lexuarit

Propozimet mësimore 18–19: Të dy propozimet mësimore të kësaj rubrike e përkrahin kompetencën e rëndësishme të nxënësve/eve që të mund t‘i vlerësojnë vetë aftësitë e tyre dhe të vetëdijësohen për zakonet dhe preferencat në të lexuar. Këto kontribuojnë në atë që nxënësit/et të bëhen lexues/e të pavarur dhe të pasionuar.

1. Të lexosh para të tjerëve si ritual

Rrjedha: Secila njësi e MGJP (p.sh. dyorëshi javor) do të fillojë me një sekuencë të të lexuarit para të tjerëve. N ulen qetësisht dhe M u lexon atyre të paktën 15 minuta nga një libër. Synimi …

Lexoni më shumë

2. Të hapet një bibliotekë e vogël në gjuhën e parë

Rrjedha: Projekti fillon si një projekt i përbashkët: Ne duam të krijojmë një bibliotekë të vogël me një shumëllojshmëri të gjerë tekstesh (libra, libra me fotografi, libra reference etj) në gjuhën tonë. Duhet të sqarohet: …

Lexoni më shumë

3. Huazimi i librave tek institucionet si «Bibliomedia»

Rrjedha: Oferta, të cilën e ka institucioni përkatës për gjuhën e vet të parë, do të shikohet dhe diskutohet bashkërisht. Do të bëhet përzgjedhja dhe do të jepet porosia. Pas pranimit të librave N mund …

Lexoni më shumë

4. Vizita në bibliotekë

Rrjedha: Shumica e bibliotekave janë shumë të gatshme për t‘i pritur klasat e shkollave dhe për t‘i udhëhequr ato nëpër mjediset e bibliotekës. Shumë biblioteka, veçanërisht ato më të mëdhatë, i mbajnë të gatshme për …

Lexoni më shumë

5. Libra-domino

Rrjedha: Një sasi librash do të shpërndahen në klasë, në mënyrë që secila nxë- nëse/secili nxënës (ose grupet nga 2–3 N) t’i ketë para vetes 3–4 libra. Sigurisht, që do të merret parasysh mosha e …

Lexoni më shumë

6. Fjalitë e para

Rrjedha: Për shumë autorë, fjalia e parë e një libri ose teksti është vendimtare. Për lexueset dhe lexuesit gjithashtu shpesh! N kërkojnë në libra dhe revista fjalitë e para, të cilat u pëlqejnë veçanë- risht …

Lexoni më shumë

7. Të ngriten hipotezat

Rrjedha: N lexojnë në ekipe dyshe (p.sh. kapitullin e parë apo faqen e parë) të një tregimi. Lexuesve më të rinj apo më të dobët kjo edhe mund t‘u lexohet plotësisht ose pjesërisht ose t‘u …

Lexoni më shumë

8. Libra në qese të mrekullueshme

Rrjedha: M paketon për çdo nxënës/çdo nxënëse një libër në një qese nga letra ambalazhi me ngjyrë (tek përsëritjet e mëvonshme këtë mund ta bëj- në edhe N më të vjetër). Të gjitha këto qese …

Lexoni më shumë

9. Sekuenca të lira leximi (lexim individual)

Rrjedha: Sekuenca e lirë në të lexuar zgjat 20–30 minuta; ajo mund të përmblidhet nëpërmjet një bisede në klasë, në të cilën të gjithë N ose secili veç e veç flasin për librin e tyre, shtrojnë …

Lexoni më shumë

10. Leximi para të tjerëve dhe incizimi i zërit për të tjerët

Rrjedha: Së pari, duhet që M me N të jenë të ndërgjegjshëm se çfarë e bën «të bukur» dhe shprehës të lexuarit para të tjerëve. Kjo mund, për shembull, të bëhet nga M, i cili …

Lexoni më shumë

11. Leximi në grup ose me tërë klasën

Rrjedha: Faza e leximit 1 (mbi veprimet metodike, shih më poshtë)Opcioni 1: Të gjithë N lexojnë të njëjtin libër ose të njëjtin tekst. Ky variant është tërheqës në aspektin e përvojës së përbashkët të leximit. …

Lexoni më shumë

12. Kush e zbulon librin tim?

Rrjedha: Secila nxënëse, secili nxënës kërkon një libër ose një tekst tjetër. N e tjerë nuk duhet të shohin se për cilin libër po bëhet fjalë.Fillestarët/et gjithashtu mund të zgjedhin një libër me figura. M …

Lexoni më shumë

13. Peri i gjëegjëzës

Rrjedha: Punë individuale: N mund të kërkojnë një tekst, nga një përzgjedhje e bërë gati, që u intereson. Ata e lexojnë atë dhe, gjatë leximit, shënojnë edhe pyetjet, në të cilat mund të përgjigjen vetëm …

Lexoni më shumë

14. Pyetjet për librat të përpunohen

Rrjedha: Pas leximit të një rrëfimi, një artikulli apo një libri të tërë, klasa ndahet në grupe dyshe. Grupet marrin për detyrë të përpunojnë pyetje për N tjerë në lidhje me përmbajtjen dhe kuptimin e …

Lexoni më shumë

15. Të modelohet pllakat-reklamë për një libër

Rrjedha: Për projektin bëhet njoftimi dy deri tri javë më parë. N marrin për detyrë të zgjedhin një libër për të cilën ata duan të modelojnë një pllakat reklamues dhe ta sjellin. Të paktën më …

Lexoni më shumë

16. «Book-Slam» (për kuptimin shiko te «Vërejtje»)

Rrjedha: Dy deri tri javë më parë M shpjegon termat «Slam» dhe «Book- Slam» (shih më poshtë). Ai/Ajo informon për projektin «Book-Slam» dhe përgatitjet e nevojshme: N duhet të vendosin në mënyrë individuale ose në …

Lexoni më shumë

17. «Book-Dating» (për kuptimin shiko tek «Vërejtje»

Rrjedha: Përgatitja Pasi që M e ka prezantuar nocionin dhe projektin, secili/secila N vendos për një libër ose një tekst. Pastaj përmbajtja do të përmblidhet shkurtimisht. Kjo mund të ndodhë me shkrim ose me disa fjalë …

Lexoni më shumë

18. Leximi para të tjerëve: Të vlerësosh vetveten

Rrjedha: Pasi një nxënës/e ka lexuar diçka para të tjerëve, ai/ajo plotëson fletën e vlerësimit për vetëveten. Ai/ajo pastaj e diskuton këtë vetëvlerësim me M. Pastaj diskutohen masat e duhura mbështetëse. Nëse një nxënës/e p.sh. lexon …

Lexoni më shumë

19. Të rishihet të lexuarit personal

Rrjedha: Secila nxënëse, secili nxënës e plotëson pyetësorin e vet. M i grumbullon pyetësorët e plotësuar dhe jep vlerësime individuale. Këto diskutime nuk duhet të kryhen menjëherë, ato mund të zhvillohen gradualisht në orët e MGJP. Vërejtje: Është …

Lexoni më shumë


Tabela e pëmbajtjes