Rrjedha:

  • Pas leximit të një rrëfimi, një artikulli apo një libri të tërë, klasa ndahet në grupe dyshe. Grupet marrin për detyrë të përpunojnë pyetje për N tjerë në lidhje me përmbajtjen dhe kuptimin e mesazheve kryesore të tekstit. Pyetjet e tyre do të duhej të ndahen në tri kategoritë e mëposhtme:
    • Pyetjet për rishikim. Përgjigjet në këto pyetje mund të gjenden në tekst. Zakonisht ato janë unike (p.sh. me «e drejtë» ose «e gabuar» apo me një të dhënë të saktë) për t‘u përgjigjur.
    • Pyetjet për kuptimin. Këtyre pyetjeve mund t‘u përgjigjesh vetëm nëse mendohesh më saktësisht në lidhje me përmbajtjen. Këtu duhet të jesh në gjendje për të lexuar pak «midis rreshtave». Shpesh nuk ka përgjigje shumë të qarta për këto pyetje. (P.sh. Si ndjehet dikush? Pse veproi personazhi kështu?)
    • Pyetje për reflektim. Kjo kategori përfshin pyetjet që shkojnë përtej përmbajtjes. Nuk ka zgjidhje «të drejtë», këtu duhet të diskutohen përgjigjet së bashku. (p.sh. Çfarë pasojash sjell fundi i tregimit? Si do të kishte qenë e mundur që ky konflikt të zgjidhej ndryshe?)
  • Pas përpunimit të pyetjeve N ia japin ato në një fletë M. Kështu M mund t‘ua japë pyetjet ekipeve të tjera për të dhënë përgjigjet ose ato do të zgjidhen bashkërisht me tërë klasën.
  • Dallimet mes llojeve të ndryshme të pyetjeve paraprakisht duhet të dis- kutohen saktësisht dhe përmes shembujve ato të bëhen të kuptueshme. Pyetjet për reflektim dhe kuptim duhet të diskutohen gjithsesi në plenum, ngase këtu nuk ka shpesh përgjigje të qarta.

Vërjetje:

  • Në MGJP me grupet kryesisht shumë heterogjene të moshës, ushtrimet zhvillohen me përparësi në bazë të tri teksteve me kërkesa të ndryshme. Do të ishte bukur (por jo e detyrueshme) nëse këtu do të bëhej fjalë për një temë të njëjtë ose të ngjashme (p.sh. përralla nga vendi ynë i prejar- dhjes; jeta në mërgim; racizmi; gjeografia).
  • Në punën me N, të cilët kanë aftësi të pakta të leximit, pyetjet mund gjithashtu të kufizohen në dy lloje (pyetjet për të rishikuar dhe pyetjet për të kuptuar).

Tabela e pëmbajtjes