Kjo fletore është e lidhur ngushtë me broshurat didaktike 1 dhe 2 të serisë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes». Ndërsa fletoret 1 dhe 2 japin nxitje për përkrahjen e të shkruarit gjegjësisht të lexuarit në gjuhën e parë, në fletoren 3 bëhet fjalë për fushën e gjerë të të folurit. Kjo përfshin, siç tregon tabela më lart, dy aspekte të pjesshme të dëgjuarit/ të kuptuarit e të dëgjuarit dhe të folurit. Ndryshe nga të lexuarit dhe të shkruarit, këtu nuk bëhet fjalë për teknikat e kulturës, të cilat do të ndërmjetësohen rrënjësisht nga shkolla, por për zhvillimin e shkathtësive të përditshmërisë, të cilat i sjellin pothuajse të gjithë fëmijët që në kopshtin e fëmijëve. Detyra e shkollës është t‘i zhvillojë këto aftësi deri në atë shkallë, sa ato të jenë në dispozicion dhe në funksion të konteksteve gjithnjë e më të stërholluara. Në MGJP kjo ndodh me përqendrim në gjuhën e parë, dhe në veçanti në variantin e tyre standard. Më sipër, në kreun 1d, është treguar se si mund të krijohen lidhje produktive me gjuhën e shkollës.
Propozimet mësimore dhe nxitjet didaktike me të cilat mësuesit/et e MGJP do të mbështeten më pas në punën e tyre të rëndësishme përkrahëse në fushën e të folurit, janë ndarë në fushat e mëposhtme (ku të dëgjuarit vetëkuptueshëm është menduar gjithnjë):
- Ushtimi akustik; nxitje për përdorimin krijues të gjuhës
- Sjellja në mënyrë të përshtatshme në diskutime – në çifte dhe në grupe
- Të treguarit dhe të luajturit e përjetimeve dhe tregimeve
- Prezantimi dhe referimi
Hapësirë veçanërisht të gjerë merr pjesa II me 13 propozimet mësimore («Sjellja në mënyrë të përshtat- shme në diskutime – në çifte dhe në grupe»). Kjo nuk është rastësi: Aftësitë dhe kompetencat që do të diskutohen këtu, paraqesin praktikisht themelin e tërë komunikimit dhe kërkojnë ushtrim veçanërisht të kujdesshëm.
Të 32 planifikimet mësimore janë të strukturuara ashtu që në qendër është një prezantim i qartë dhe i kuptueshëm i rrjedhës së propozuar. Këto paraprihen pjesërisht nga shënime që plotësojnë formulimin e qëllimeve dhe japin sfonde të tjera. Rubrikat «Variantet» dhe «Vërejtjet» në fund të disa propozimeve mësimore përfshijnë alternativa metodologjike, si dhe referencat për aspektet e imta didaktikmetodike.
Për aspektet e ndryshme, gjenden udhëzime dhe ushtrime në fletoret e tjera të serisë «Nxitje didaktike»; duke pasur parasysh rëndësinë e të folurit edhe për temat e lidhura me të shkruarit, kjo nuk është e habitshme. Ne u referohemi në veçanti fletoreve dhe krerëve në vijim:
Fletorja 1 Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë: krahaso në pjesën praktike, ndër të tjera tek udhëzimi për ushtrimet paraprake në të folur etj. në krerët 1, 2, 7.4, 14, 18 etj. |
|
Fletorja 2 Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë: krahaso veçanërisht krerët për leximin paraprak në krerët që lidhen me 1, 10, 11 dhe 16 në pjesën praktike. |
|
Fletorja 4 Përkrahja e kompetencës ndërkulturore: Shumica e propozimeve mësimore përfshijnë pjesë të rëndësishme në të folur (diskutimet sqaruese, diskutimet për tema faktike etj). |
|
Fletorja 5 Strategji dhe teknika të të mësuarit: Këtu pjesët e të shprehurit me gojë lidhen në mënyrë të veçantë me shkëmbimin mbi përvojat me strategjitë e ndryshme të mësimit. |
Në përfundim përmendet një tipar, i cili e dallon këtë fletore në krahasim me fletoret e tjera të kësaj serie: si autorë/e kanë punuar këtu më së shumti tre autorë/e të rinj (Livia Huber, Annina Ruder, Flavio Ruffo), të cilët punën e tyre të bachelorit me përkushtim të madh dhe shumë energji ia kanë kushtuar temës «Përkrahja e të folurit në MGJP». Së bashku me udhëheqësin e projektit dhe redaktorët përgjegjës nga ana e MGJP (Dragana Dimitrijeviq dhe Gordana Nikolic) rezultoi në këtë mënyrë një ekip, i cili në përbërjen e tij ishte gji- thashtu inovativ dhe produktiv për sa i përket mënyrës së punës.
Si burime të rëndësishme (në mesin e shumë të tjerave) u përfshinë edhe tekstet mësimore «Sprachfenster», «Sprachland», «Sprachwelt Deutsch» «Die Sprachstarken» dhe «Pipapo». Referenca me këto tekste mësimore garanton aktualitetin gjuhësor didaktik dhe mbështet lidhjen e MGJP dhe mësimit të rregullt.