Rrjedha:

  • M e bën të njohur temën e bisedës (p.sh., «Koha e lirë në vendin tonë të prejardhjes dhe këtu» ose «Ku dua të jetoj unë pas 20 vjetësh?»).
  • N kanë kohë 5–10 minuta. Ata duhet të mendohen nëpërmjet një pune individuale, se çfarë mund dhe dëshirojnë të trajtojnë në temën e bisedës. Mendimet e tyre duhet t‘i mbajnë si shënime ose në formën e një vizatimi, një harte mendimesh ose të një kllasteri (për kllasterin dhe hartën e mendimeve shiko nr 8.1 dhe 8.2, në broshurën «Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë»). Në të njëjtën kohë, ata duhet të mendojnë se në çfarë renditje duan që këto mendime dhe ndihmesa t‘i paraqesin në bisedë.

 

  • Pastaj N i shkëmbejnë mendimet e tyre nëpërmjet një pune me partner. Në këtë sekuencë do të tematizohen paqartësitë, duke i përfshirë edhe pyetjet që janë të lidhura me gjuhën e parë.
  • Në një raund me tërë klasën, do të sqarohen pyetjet dhe në tabelë ndoshta do të përmblidhet së bashku një fjalorth bazë për temën për të cilën do të bisedohet. Kjo duhet, nëse është e mundur, të përmbajë edhe mjete argumentuese të të shprehurit («Unë e shoh atë …»; «Sipas mendimit tim …» etj., shih kreun 2c në hyrje).
  • Me tërë klasën ose në grupe të vogla do të udhëhiqet biseda për temën e përcaktuar më lart, kjo natyrisht në përputhje me rregullat e bisedës të përcaktuara deri atëherë (shih më lart, nr. 9).
  • Në vazhdim duhet të bëhet një diskutim i shkurtër për cilësinë e bisedës dhe për problemet eventuale, edhe të aspektit gjuhësor.

Tabela e pëmbajtjes