Udhëzime:

  • Marrëdhënia konstruktive me Feedback-un është një prej elementeve thelbësore të një kulture të mirë të bisedës. Në mënyrë që N këtu të përkrahen në mënyrë të qëndrueshme, natyrisht duhet që ushtrimet përkatëse të përsëriten dhe të ndryshohen disa herë.
  • Është e rëndësishme, që me fëmijët të merremi vesh paraprakisht për rregullat e Feedback-ut. Dy rregulla fillestare janë si më poshtë:
    1. Feedback jepen në formën-unë (Shembuj. «Unë mendoj se …», «Mua [nuk] më pëlqen që…»)
    2. Opinionet duhet të arsyetohen (Shembuj: «Unë mendoj se teksti është i mirë, sepse …», «Mua më pengon që ti …», «Sepse ti …»).

Rrjedha:

  • N ndahen në grupe dyshe. Fëmija A ia lexon fëmijës B tekstin e tij.
  • Fëmija B dëgjon me kujdes dhe u kushton vëmendje mendimeve dhe ndjenjave të tij.
  • Fëmija B u përgjigjet për vete me fjalë shumë të shkurtra çështjeve kryesore, të cilat janë të përshtatshme për Feedback-un e tij. Këto mund të jetë ose kritere për të cilat është rënë dakord për tekstin në fjalë, ose pyetje të përgjithshme, të tilla si: «Ajo që më pëlqen në lidhje me punën tënde, ajo që nuk më pëlqen edhe aq?», «Çfarë do të kisha lënë patjetër kështu, çfarë unë do të ndryshoja/përmirësoja?».
  • Fëmija B i jep një feedback fëmijës A nëpërmjet të asaj që i riformulon shënimet e tij.
  • Ushtrimi përsëritet me ndërrimin e roleve.
  • Eventualisht diskutim në fushën e përvojës: Çfarë shkoi mirë/deri diku mirë tek dhënia e feedback-ut; si e përjetova unë vetë feedback-un, që mora?

Variantet:

  • Në vend se në raport me një tekst, feedback-u mund të jepet edhe me një vizatim, një referat ose me ndonjë punë tjetër.
  • Feedback-u mund të jepet edhe në grupet e mëdha. Nëpërmjet kësaj rritet numri i shpërfaqjeve. Në të njëjtën kohë krijohet mundësia që feedback-u të komentohet vazhdimisht dhe, me këtë mënyrë, edhe të përmirësohet cilësia e tij.

Tabela e pëmbajtjes