Udhëzim:

  • Rituali i blicit është i përshtatshëm për të përfunduar një përmbajtje mësimore ose një leksion. Për hir të shkurtësisë së tij e ka përparësinë që të gjithë N e marrin fjalën dhe e dëshmojnë të mësuarit e tyre. Blici gjithsesi nuk e zëvendëson diskutimin dhe evaluimin e të mësuarit të gjerë dhe me forma të orientuara në kritere; krahaso për këtë kapitullin 4c në hyrje.

Rrjedha:

  • Secili/a N e përmbledh në përfundim të një leksioni, një referati, një diskutimi etj., në më së shumti dy fjali, se çfarë i pëlqeu veçanërisht (çfarë ai/ajo mendon se ishte veçanërisht mirë) dhe/ose ku ai/ajo sheh potencial për përmirësim. (Varësisht nga takimi që duhet evaluuar, pyetjet duhet të modifikohen.) Feedack duhet të jepet në formën e – unë, krahaso për këtë më lart nr. 13 «Të jepet feedback».
  • M e përfundon raundin e blicit, nëpërmjet asaj që në njërën anë i jep 1-ose 2- evaluime fjalish dhe/ose ndihmesat e N i përmbledh shkurtimisht.

Vërejtje:

  • Pjesët e ndërtimit të fjalive mund t‘i ndihmojnë N që të përmbledhin mendimet e tyre. Shembuj: («Pikë kulminante e kësaj … ishte për mua…», «Vështirësi më bëri mua …». «Mua me pengoi, që …»)

Variant:

  • Dhurata fjalish: Secili N i bën një N tjetër të cilin e zgjedh, ose partnerit në të mësuar, 1 fjali-kompliment (p.sh. me rastin e ditëlindjes). Edhe kjo metodë duhet të ushtrohet. Komplimente të vërteta për shumë N nuk mund të gjenden dhe të pranohen aq thjesht.

Tabela e pëmbajtjes