Rrjedha:
- M tregon në bazë të një ose disa shembujve se si mund të kapërcehen vështirësitë në tekst dhe se si mund të njihen pjesët kryesore të tekstit. Kjo bëhet më së miri kur M i bën vetë në mënyrë konkrete hapat e duhur dhe «mendon me zë të lartë».
- Në qendër janë dy hapa vijues, të cilët N i marrin me shkrim ose i ko- pjojnë nga dërrasa e zezë:
- Të njihen pjesët e vështira, të sqarohen dhe të kuptohen, lexim i vetëdijshëm, lexim i përsëritur, të kërkohen vetësqarime në tekst, të shfrytëzohen si ndihmë edhe leksikonet, fjalorët dhe interneti.
- Identifikimi i mesazheve kryesore (çelës): teksti të ndahet në pjesë kuptimore, të formulohen tituj për çdo pjesë a kapitull, të shënohen fjalët çelës.
- Pasi procesi të jetë krejt i qartë për të gjithë, N marrin tekste të ndryshme (sipas moshës dhe niveleve të diferencuara) dhe ushtrojnë në mënyrë të pavarur njohjen e mesazheve kryesore të një teksti të dhënë, në bazë të dy pikave të mësipërme. Kjo mund të bëhet nëpërmjet punës individuale ose me partner.
- Së fundmi, vijon një shkëmbim i shkurtër për përvojat me këtë procedurë.
Vërejtje:
- Vetëkuptohet që ushtrimet e këtij lloji duhet të zhvillohen disa herë, duke u përdorur tekste të ndryshme.
- Ushtrimet nr. 25–27 janë të lidhura ngushtë mes tyre dhe duhet edhe N t‘u paraqiten në këtë kontekst dhe të ushtrohen me to.
- Hapat e përshkruar më sipër, së bashku me hapat tek nr. 25 dhe 27, mund të shënohen në një fletë pune, me titull «Strategjitë e leximit».
- Strategjitë dhe udhëzimet për evidentimin e mesazheve çelës mund të gjenden edhe në broshurën «Dhënia e strategjive dhe teknikave mësimore në MGJP» (Fletorja 5 e serisë «Nxitje didaktike për MGJP»; krahaso aty nr. 9 «Të nënvizohet më e rëndësishmja në një tekst».