Rrjedha:

  • Për projektin bëhet njoftimi dy deri tri javë më parë. N marrin për detyrë të zgjedhin një libër për të cilën ata duan të modelojnë një pllakat reklamues dhe ta sjellin. Të paktën më të rriturit duhet të marrin një detyrë plotësuese që të informohen në një bibliotekë ose në një librari, se si duken reklamat për librat (pllakate, artikuj në revista, recensione librash). Fillestarët/et mund të paraqesin librin e tyre më të dashur me figura ose me rrëfime, e në këtë punë mund të ndihmojë M ose një fëmijë më i rritur.
  • Një javë para se të fillojë puna e vërtetë me pllakatet do të ketë një diskutim mbi çështjen se si mund të bëhet reklamë tërheqëse për një libër. Me siguri që pjesë përbërëse e kësaj pune është që N të përmbledhin përmbajtjen e librit në mënyrë sa më shumë emocionuese dhe interesante të jetë e mundur dhe të përdorin mjete grafike për të ngjallur interesin e lexuesit/es. Detyra: Eventualisht të kërkohen dhe të sillen informacione plotësuese për autorin, për vendin e ngjarjes, për kohën e veprimit si dhe materiale ilustruese.
  • Tani vijon sekuenca (një orë ose dy orë), gjatë së cilës N do të bëjnë një pllakat mundësisht të bukur promovues të librit të tyre. Ndoshta ata mund edhe të sajojnë një slogan promovues për librin e tyre.
  • Me të gjitha pllakatet së bashku do të bëhet një ekspozitë e vogël. Ndoshta edhe mund të zgjidhet pllakati më i mirë me anë të pikëve (çdo fëmije mund t‘i jepen tri pikë).

Vërejtje:

  • Projekti është i përshtatshëm në mënyrë ideale për të bashkëpunuar me klasa të rregullta, qoftë në kontekstin e promovimit të leximit, qoftë si pjesë e një projekti javor për leximin. E vlen patjetër që, më parë, të kontaktohet mësuesi i klasës/mësuesja e klasës. Pllakatet, që lindin në kontekstin e bashkëpunimit të tillë, janë të dobishme ngase janë dygjuhëshe.
  • Nëse një fëmijë nuk njeh asnjë libër në gjuhën e prejardhjes, por ka një libër të preferuar në gjuhën e vendit mikpritës, mund të diskutojë për këtë – por sigurisht në gjuhën e prejardhjes!
  • Shumë biblioteka janë shumë të interesuara për postera apo tekste të nxënësve për librat. Sidomos është motivuese për klasën, nëse posterat e tyre do të varen në muret e bibliotekës.
  • Me laptop ose celular nxënësit dhe nxënëset e vjetra mund të krijojnë një libër me ngjarjet kryesore. Një udhëzim i thjeshtë gjendet tek vjegza: http://www.phlu.ch/dienstleistung/zentrum-medienbildung/medienbildung/buchtrailer

Tabela e pëmbajtjes