Rrjedha:
- M sqaron se shpërndarja e qartë e roleve të bisedës mund të ndihmojë në cilësinë e diskutimit. Më pas, rolet veç e veç do të diskutohen dhe letrat do të modelohen me detyrat përkatëse (nëse nuk janë përgatitur tashmë nga M, modeli i një karte roli shih më poshtë). Shembuj të roleve gjegjësisht funksioneve:
- Udhëheqësi/ja i bisedës:
Përkujdeset që N të mbeten në temë, ka një vështrim të përgjithshëm dhe përgjegjësinë kryesore (rol me kërkesa të larta).
- Shkruesi/ja:
shënon rezultatet e mundshme të grupit (rol me kërkesa të larta.). - Kujdestari/ja e kohëzgjatjes së të folurit:
Shikon që të gjithë të kenë mundësinë të flasin, gjegjësisht që ndonjë N të mos e sundojë bisedën (rol me kërkesa të larta). - Kujdestari/ja i rregullave:
Përkujdeset për zbatimin e rregullave të rëndësishme të bisedës, p.sh. «Vetëm një fëmijë flet» ose «Askush nuk guxon të përqeshet» (rol me kërkesa të mesme). - Kujdestari/ja e kohës:
Është përgjegjës për zbatimin e kohës së paraparë (rol i lehtë).
- Udhëheqësi/ja i bisedës:
- Rolet e bisedës u caktohen N në bazë të aftësive të tyre. N marrin për këtë një letër roli, me rolin e tyre dhe detyrën përkatëse.
- Rolet do të provohen në bazë të një bisede të shkurtër e të thjeshtë.
- Biseda do të realizohet në bazë të pyetjeve: Çfarë është bërë mirë? Çfarë duhet ende për të përmirësuar?
Vërejtje:
- Rolet duhet t‘i përshtaten grupit dhe temës së bisedës. Çdo rol duhet të sjellë një përfitim të vërtetë për bisedën në grup. Për shembull, është e panevojshme për të caktuar një udhëheqës që flet me zë të lartë, nëse grupi me lartësinë e zërit nuk ka ndonjë problem.
- Të gjitha rolet janë të rëndësishme, por ato kanë kërkesa të ndryshme. Nëpërmjet kësaj të gjithë N e kanë rastin për të dhënë një ndihmesë aktive.
Shembull i letrës së roleve për udhëheqësin/en e bisedës:
Udhëheqësi/ja i bisedës |
1. Ti e fillon bisedën. «Qëllimi i bisedës sonë të sotme është …» |
2. Ti e shtron një pyetje ose kërkon mendimet e të tjerëve. «Për çka kemi nevojë ne, për ta arritur këtë qëllim?» |
3. Ti përkujdesesh që pjesëmarrësit/et e bisedës t’i përmbahen temës. «Kjo tash nuk i përshtatet temës.» |
4. Ti shtron pyetje të vijueshme, nëse diçka nuk është e qartë. «Çfarë mendon ti me …?» |
5. Ti e përfundon bisedën! «Sot jemi marrë vesh, që …» |
6. Ti e shtron një pyetje përfundimtare për bisedën: «Çfarë mendoni ju, a ka rrjedhur mirë biseda? Çfarë mund të bëjmë më mirë herën tjetër?» |