Rrjedha:
- M reciton vargje të shqiptuara shpejt para N dhe i ushtron ato pjesë pjesë me ta.
- N i ushtrojnë vargjet e shqiptuara shpejt për vete, në dysh ose në grupe.
Variantet:
- M i reciton para N vargjet e shqiptuara shpejt 2–3 herë dhe kërkon nga ata që, në bazë të të kuptuarit e asaj që kanë dëgjuar, ta rithonë vetë (prezantim më pak sistematik se sa më lart).
- N i sjellin vetë vargjet e shqiptuara shpejt dhe ua mësojnë ato fëmijëve të tjerë.
- Një kuadër të shkëlqyer ofron një projekt përmbledhës, në të cilin të gjithë N pyesin në shtëpi dhe tek të afërmit për vargje të shqiptuara shpejt dhe lojëra të ngjashme gjuhësore dhe i shkruajnë ato. Si fryt i kësaj përmbledhjeje mund të bëhet një libërth ose një audiofile (CD, MP3). Ky projekt mund të bashkërendohet mirë edhe me mësimin e rregullt ose me grupet tjera gjuhësore, karahaso kap. 4 në hyrje.
Vërejtje:
- Vargjet e shqiptuara shpejt janë me kërkesa të larta. Edhe të rriturit dhe N me aftësi të mira gjuhësore në të folur kanë në fillim vështirësi me to dhe duhet të përqendrohen mirë. Megjithatë, ato janë të përshtatshme për një hyrje të shkurtër, argëtuese në një orë mësimore ose si thyerje e monotonisë në mes apo në fund të një ore mësimore.
- Në mënyrë që kompetencat e fëmijëve të rriten në bazë të formulimit të qëllimeve, është me rëndësi që, pavarësisht nga karakteri i tyre si lojë, të bëhen përpjekje për një përsëritje sa më korrekte.