Udhëzime:

  • Me të treguarit spontan e të padrejtuar të përjetimeve personale, të përvojave etj., nuk do të merremi këtu, sepse edhe ashtu këto duhet ta kenë vendin e tyre në shkollë. Kjo mund të bëhet në situata të planifikuara, të tilla si p.sh., në të treguarit në rreth (shih më lart nr. 17), ose edhe krejt e paplanifikuar, kur duam ta tematizojmë një problem, një përvojë të rëndësishme apo një ngjarje të lumtur.
  • Sigurisht, asnjë fëmijë nuk duhet të detyrohet të zbulojë ndjenjat personale, përjetimet apo përvojat e veta. Natyrës së rrëfimit personal i përket vetëdëshira, si një karakteristikë e rëndësishme. Por, megjithatë, nëse një fëmijë, gjithmonë rri i heshtur për një kohë të gjatë, M duhet të mendohet në lidhje me shkaqet për një situatë të tillë dhe të mundohet të bëjë përmirësimin e kësaj gjendjeje.

Rrjedha:

  • Për fillim si nxitje për situatat e bisedës në të cilat bëhet fjalë për mendime, përvoja dhe ndjenja personale, M mund të shkruajë në dërrasë të zezë një pyetje, e cila pastaj do të diskutohet. Shembuj për nxitje të tilla:

  • Gjithashtu mund të shërbejë shumë mirë edhe ndonjë propozim nga N si nxitje fillimi.
  • Gjithashtu, edhe ilustrimet ose fotografitë mund të jenë një shtysë e mirë për bisedat personale.
  • Një ide e mirë është, që në një zarf (ndoshta anonim) të mblidhen sugjerimet për raundet e bisedave personale.
  • Në të vërtetë para diskutimit N duhet të kenë kohë disa minuta në mënyrë që të shënojnë mendimet dhe reagimet e tyre, si dhe ndonjë problem eventual gjuhësor. Krahaso për këtë më sipër, nr. 10
    (Të përgatitesh për një bisedë).
  • Ndoshta para bisedës është i nevojshëm një raund i shkurtër, që të qartësohet në çështjet e
    1. e sqarimeve të pyetjeve gjuhësore (nocionet në gjuhën e parë),
    2. M mund t‘i propozojë këtu disa pjesë të fjalive ose mjete të të shprehurit, të cilat do të ishin këtu shumë të dobishme (Fraza të tilla si «Sipas mendimit tim… »,«Unë mendoj më tepër që … ») dhe
    3. duhet edhe njëherë të kujtohen për rregullat e rëndësishme si p.sh. «Unë dëgjoj me vëmendje», «Askush nuk përqeshet për shkak të mendimit të tij», «Unë nuk e ndërpres askënd», etj (krahaso më lart nr. 9).
  • Diskutimi i çështjes së pari mund të kryhet në grupe dyshe ose edhe në grupe më të mëdha (grupe nivelesh ose tërë klasa).

Tabela e pëmbajtjes