Rrjedha:
- Si pikënisje mund të jetë një dramatizim i një teksti të përshtatshëm ose një tregim, i cili lexohet ose nga N ose M e lexon ose e rrëfen para nxënësve. Këtu mund të përdoret edhe ndonjë libër i ilustruar.
- Pas një skene të përshtatshme (në të cilën paraqiten mundësisht më shumë persona), ose tek një moment veçanërisht interesant i tregimit, M e ndërpret të lexuarit ose të lexuarit para të tjerëve. Ai/ajo bën thirrje që N, skenën e lexuar ta luajnë në grupe të vogla ose ta mendojnë një zgjidhje për vazhdimin e tregimit dhe pastaj ta inskenojnë atë.
- Do të formulohen paracaktime të qarta: Koha për parapërgatitje 5–10 min, paraqitja më së shumti prej 5 minuta. Gjithashtu do të përcaktohen kriteret, që do të vlejnë për vlerësimin përfundimtar (shih më lart te nr. 26; mirë do të ishte që edhe këtu gjithashtu të jenë rastër kriteresh të cilat do t‘i kenë parasysh edhe kriteret gjuhësore).
- N do të ndahen në grupe ose formojnë vetë grupe të pavarura. Ata kanë kohë 5–10 min., për t‘u përgatitur për paraqitjen e tyre. Kjo duhet të marrë jo më shumë se 5 minuta kohë.
- Grupet i luajnë zgjidhjet e tyre para të tjerëve. Pas secilit prezantim (ose nëse janë pak grupe: në fund) pason një feedback me kritere të orientuara nga ana e N të tjerë.
Variantet:
- Në varësi të tekstit mund të caktohet për çdo grup një skenë e vetme nga tregimi. Në përfundim skenat do të ndërlidhen së bashku dhe do të prezentohet pastaj si pjesë e përbashkët teatrore. Së fundi, skenat janë të lidhura së bashku dhe kryhet si një lojë të vazhdueshme.
- Për lojën imagjinare ose dramatizimin e teksteve janë të përshtatshme gjithashtu edhe kukullat- gishta ose lojërat- hije në projektor.
Vërejtje:
- Për t‘ia dhënë N leksikun e nevojshëm, mund të shënohen në dërrasë të zezë mjete të rëndësishme të të folurit dhe të diskutohen para dhënies së detyrës; krahaso për këtë udhëzimet te nr. 26.
- Në varësi të tekstit, afër aktorëve/eve duhet që të caktohet edhe një fëmijë si tregimtar/e.
- Aktorët/et flasin para një publiku të madh. Për këtë arsye, N duhet tu bëhet e qartë në këtë ushtrim se sa e rëndësishme është që të kenë shqiptim të qartë. Ky është sigurisht njëri nga kriteret, të cilëve u ku- shtojnë vëmendje fëmijët shikues gjatë lojës.