Udhëzime:

  • Ushtrimi mund të çojë në vështrime shumë personale, ndoshta edhe në njohuri të dhimbshme, prandaj duhet të shoqërohet nga M me kujdes. N do të prezantohen para tërë klasës vetëm aq sa duan; në asnjë mënyrë nuk kërkohet që ata të «sqarohen tepër hapur».
  • Referenca udhëzuese: Lojë shoqërore «Tash është radha jote»; Broshurë për mësuesit (…). Trajnimi për demokracinë për nxënësit/et e klasës 5 deri në 7. Vjegëza: http://www.gesichtzeigen.de/wp-content/uploads/2008/06/begleit_gesell_05.pdf.

Rrjedha:

  • N marrin nga një fletë, me një skicë të personit, dhe do të udhëzohen gojarisht: në mënyrë individuale ata duhet të mbushin brendinë e skeletit, në të cilën do të shkruajnë mbiemra ose fjali të shkurta për veten e tyre (vetëperceptimi). Ata duhet të mendojnë për karakteristikat e veta, për pikat e forta, për dobësitë, për dëshirat, për ëndrrat etj. Kjo duhet të konkretizohet me disa shembuj. Plotësimi i tyre do të marrë rreth 10 minuta.
  • Më pas, dy N ulen së bashku dhe shkëmbejnë përshkrimet e tyre, që i kanë shënuar në skicë. Në fletën e fëmijës tjetër shënojnë, me fjalë përmbledhëse ose fjali të shkurtra, se si e përjetojnë këtë (perceptimi i huaj, në lidhje me të njëjtat pika si te vetëpërceptimi).
  • Reflektim dhe diskutim me tërë klasën: si përputhen perceptimi për vetveten dhe perceptimi i huaj? Çfarë më ka habitur mua? Çfarë më ka gëzuar? Çka kam mësuar ose kam vënë re? Çfarë dua unë – pavarësisht nga perceptimi i të tjerëve – megjithatë ta mbaj, çfarë të ndryshoj?
  • Nxitje për diskutim të mëtejshëm: Ne tani kemi njohur perceptimin e huaj në bazë të shënimeve të një nxënësi/eje të klasës. Por ka shumë njerëz të tjerë, të cilët më perceptojnë mua «nga jashtë» dhe më vlerësojnë. Si i përjetoj unë këto pikëpamje të jashtme, çfarë ndjenjash më shkaktojnë ato? (Këtu është fjala,gjithashtu, për të kuptuar diversitetin kulturor të mjedisit dhe për të reflektuar mbi rolin dhe ndikimin e tij mbi veten.)
    Për klasat e ciklit të lartë ushtrimi mund të zgjerohet (p.sh. diskutimi i një liste të hollësishme të kategorive, të cilave u duhet kushtuar vëmendje; pikëpamjet e jashtme nga dy shokët e klasës, në vend të vetëm njërit). Në vend të imazhit me skicë, mund të shënohen shkallët për aspekte të caktuara (linja me vlerat nga 1–10 për aspektet si «sjellja ime sociale», «sjellja ime si nxënës/e», etj). Në këto shkallë mund të vendosen kryqe me ngjyra të ndryshme për perceptimin për vetveten dhe për perceptimin e të tjerëve. Të mundshme janë edhe intervista me njerëz të ndryshëm me të cilët tematizohen perceptimet për vetveten dhe ato për të tjerët.

FP: Pamja e brendshme – pamja e jashtme

Fletë pune për nxënësit/et


FP: Pamja e brendshme – pamja e jashtme

Fletë pune për nxënësit/et


Tabela e pëmbajtjes