Udhëzim:

Burimi: Sipas «A World of Difference»; Institute Training Manual, ©1994 Anti-Defamation League.


Rrjedha:

  • N marrin fletën e punës «Molekula ime personale e identitetit» dhe mësojnë se për çfarë po bëhet fjalë. Në një diskutim të shkurtër me klasën dhe më pas individualisht, ata mendojnë rreth grupeve të ndryshme të cilave e ndjejnë se u përkasin.
  • Në vazhdim shkruajnë emrin e tyre në qendër të rrethit dhe pastaj, në qarqet rreth e rreth, emrat e grupimeve të ndryshme, të cilave ata e ndjejnë se u përkasin (familja, shkolla, koha e lirë; të afërmit në vendin e prejardhjes, chat-grupet, Facebook miqtë/mikeshat etj .).
  • Në një hap të dytë, M zhvillon një «ushtrim-ngritjeje» për t‘i bërë të dukshme përkatësitë grupore. M i thërret disa grupe të mundshme, si («klubi i futbollit», «të afërmit në vendin e prejardhjes» etj). Nxënësit/et, grupi i të cilëve thirret, ngrihen në këmbë dhe, ndoshta, japin një koment të shkurtër. Pastaj thirren edhe kategoritë që nuk janë emërtuar, por që gjenden në fletë.
  • Në hapin e tretë, N formojnë ekipet dyshe (mundësisht me dikë me të cilin, përndryshe, nuk kanë shumë kontakte). Secili ekip diskuton se cilat grupime dhe përkatësi kanë ndikuar veçanërisht, çfarë ndikimi kishin personat e ndryshëm në ngjarjet shoqërore, politike, personale dhe çfarë ndikimi lanë në mjediset e ndryshme jetësore (në familje, në kohën e lirë, në kulturën dhe traditat kombëtare). Ku qëndron rëndësia e veçantë dhe vlera e të qenit anëtar i këtij grupi, çfarë e bën të lehtë apo të vështirë të jesh anëtar i këtij grupi? Nxitjet për diskutimet në dyshe duhet të caktohen paraprakisht.
  • Fundin e sekuencës e krijon reflektimi me tërë klasën. Shtysat për këtë qëllim:
    • Cilat ishin pikat kryesore që keni diskutuar në grupet dyshe?
    • A ka përjetuar ndokush diçka të re ose të papritur rreth vetes?
    • A ka vënë re ndokush diçka interesante gjatë ushtrimit të ngritjes në këmbë ose gjatë diskutimit në grupet dyshe (p.sh. sjellje të veçanta gjinore apo sjellje të veçanta për sa i përket moshës.)?
    • Cilat përkatësi grupore mund të përjetohen si problematike dhe të dhimbshme?
    • Cilat përkatësi grupore mendoni se janë të njohura në shoqëri, e cilat nuk janë?
  • Për të diskutuar çështjen e fundit, mund të flitet, së pari, për përkatësitë grupore të ndryshme nga ana shoqërore (të pasur – të varfër, të huaj – vendas, femër – mashkull, të krishterë – muslimanë, heteroseksualë – homoseksualë, etj). Më pas, për shembull, me anë të një shkalle mund të diskutohen përparësitë dhe papërparësitë e përkatësisë në këto grupe dhe pranimi i tyre. Burimi: Sipas «A World of Difference»; Institute Training Manual, ©1994 Anti-Defamation League.


Tabela e pëmbajtjes