Udhëzim:

Burimi: Schilling, Dianne (1993): Miteinander klarkommen. Toleranz, Respekt und Kooperation trainieren. Mülheim an der Ruhr: Verlag an der Ruhr.


Rrjedha:

  • Do të formohen grupe prej 6 deri 12 N. Çdo nxënës/e e merr një shkop ose degë. M sqaron se shkopinjtë i përfaqësojnë ata vetë dhe se ata duhet të imagjinojmë se shkopinjtë i kanë të gjitha pikat e forta, dobësitë dhe ndjenjat të cilat i kanë ata vetë si individë. M shpjegon se trysnia dhe stresi, që njerëzit i përjetojnë në jetën e tyre, mund të çojnë deri aty sa ata të përkulen dhe nganjëherë edhe të thyhen. Kjo do të ilustrohet praktikisht ashtu që N të thyejnë shkopinjtë e tyre.
  • Kur të gjithë N kanë thyer shkopinjtë e tyre, M u jep mundësinë që nxënësit veç e veç të tregojnë dhe të informojnë se sa ishte e nevojshme për të bërë trysni për këtë – shumë, pak, mesatarisht, ose jashtëzakonisht shumë. Kështu do të dalë në pah se disa mund ta thyenin lehtë shkopin e tyre, ndërsa të tjerët duhej të përpiqeshin më shumë.

  • Gjatë diskutimit do të sqarohet se – ashtu si shkopinjtë – edhe njerëzit mund t‘i rezistojnë në shkallë të ndryshme trysnisë që sjell me vete jeta. Se sa stres mund të durojë dikush, varet shumë nga ajo se me sa efektivitet mund të merret ai/ajo me stresin. Edhe personi më i fortë mund të thyhet, në qoftë se trysnia është shumë e madhe.
  • Pastaj, pjesa tjetër e shkopinjve ose degëve do të shpërndahen bashkë me nga një etiketë. Të gjithë e shkruajnë emrin e tyre në etiketën e vet dhe e ngjisin në shkopin e vet. Shkopinjtë do të mblidhen dhe do të lidhen së bashku në një deng. Tani M u bën thirrje N të ndryshëm për të thyer një deng të tillë vetëm me duar. Kjo tregon se edhe njerëzit shumë të fuqishëm do të kishin vështirësi të mëdha me këtë detyrë.
  • Nxitje për reflektim përfundimtar dhe diskutim me tërë klasën:
    • Çfarë ka të bëjë ky ushtrim me ne, çfarë përqasjesh mund të bëhen?
    • Cili është dallimi ndërmjet identitetit personal dhe identitetit të grupit?
    • Cilat janë përparësitë e të punuarit në grupe?
    • Çfarë ndodh me identitetin individual, kur një person bëhet anëtar i një grupi?
    • Kur dhe në cilat fusha mund t‘i ndihmojë një grup dikujt për të përballuar vështirësitë e jetës dhe për të kryer detyrat; kur dhe deri në ç‘pikë?

Tabela e pëmbajtjes