Udhëzime:

  • Ky ushtrim mund të bëhet si një hyrje në një njësi mësimore mbi të drejtat e njeriut,ose në fund të një sekuence të tillë të bëhet një thellim në këtë temë.
  • Peshat gjegjësisht balasti i balonës me ajër të nxehtë mund të bashkohen nga të drejtat e njeriut si më poshtë. Është gjithashtu e mundshme një tjetër përzgjedhje e të drejtave të njeriut, krahaso listën e plotë nga faqe të ndryshme në internet.

Rrjedha:

  • N formojnë grupe pesëshe apo gjashtëshe. Secili grup do të marrë një pllakat dhe lapsa me ngjyra. N duhet të vizatojnë një balonë me ajër të nxehtë, që luhatet mbi det ose mbi një fushë (p.sh. mbi një vend ku është shkolla, ose mbi kryeqytetin e vendit të prejardhjes). Thasët e rërës, që e rëndojnë atë, simbolizojnë dhjetë të drejta të njeriut dhe do të ngjiten në pllakat (shih listën më poshtë).

  • Tani mund të fillojë loja. N duhet të imagjinojnë se ata janë duke udhëtuar me një «balonë të të drejtave të njeriut». Balona fillon të bjerë dhe udhëtarët duhet të hedhin 2 deri në 3 thasë, për të parandaluar rrëzimin
  • N do të caktojnë përparësitë për të drejtat e njeriut, të cilat simbolizohen nga thasët e rërës. Kriteret e mëposhtme janë vendimtare: A është një e drejtë e nënkuptuar te një e drejtë tjetër? A është ndonjë e drejtë e një rëndësie të veçantë për demokracinë, apo për nevojat tona personale?
  • Megjithë përpjekjet, balona edhe më tutje rrezikohet të bjerë ,prandaj duhet që të hidhen një deri në dy thasë rëre, përkatësisht të drejta të njeriut. Pasi që janë hedhur nga bordi i balonës katër deri në pesë thasë rëre, balona ulet në tokë në mënyrë të sigurtë.
  • Reflektim në klasë. Secili grup paraqet listën e vet dhe komenton disa nga përparësitë. Më pas listat mund të krahasohen. Çfarë dallimesh ka? Duhet të bëhet një bisedë-shtesë për punën në grupe. Ku është një marrëveshje veçanërisht e vështirë, pse? Ku qëndron vështirësia që disa të drejtave të caktuara t’u jepet përparësi ndaj disa të drejtave të tjera?
  • Në një kushtetutë funksionuese, secila heqje e një të drejte do t‘i bënte dëm të madh demokracisë. Të drejtat e njeriut janë të drejta natyrore dhe në këtë mënyrë të paprekshme. Në këtë drejtim udhëtimi i balonës ishte vetëm një simulim i një situate, e cila shpresojmë se nuk do të ndodhë kurrë. Kjo duhet të bëhet e qartë përsëri në fund.
  • Për ciklin e lartë kjo sekuencë mund të vazhdohet edhe më tutje, përpos asaj që do të hulumtohet se cilat të drejta gjenden në kushtetutën e vendit të prejardhjes ose të emigracionit dhe si mbrohen ato.

Përzgjedhje e të drejtave të njeriut

→ E drejta për zgjedhje të lira
→ E drejta për pronë
→ Barazia midis burrave dhe grave /meshkujve dhe femrave
→ E drejta për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm
→ E drejta e qasjes në ushqim të shëndetshëm dhe ujë të pastër
→ E drejta për arsimim
→ E drejta e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë
→ E drejta për veshje dhe strehim për të gjithë qytetarët/et
→ E drejta për privatësi, në të cilën askush të mos përzihet
→ E drejta për lirinë e lëvizjes

 


Tabela e pëmbajtjes