Rrjedha:

  • Hyrjet e mundshme në temë:
    • Një pyetje nxitëse (p.sh.: Të drejtuarit me «ju» dhe «ti» në gjuhën tonë dhe në gjuhën e vendit ku jetojmë tani?).
    • Një episod nga një keqkuptim komunikues (ngatërrimi i ju/ti/; distancë shumë e afërt me personin të cilit i drejtohesh, me zë të lartë, mënyrë tepër formale e përshëndetjes).
    • Një fillim i mirë mund të bëhet edhe kur M qëllimisht nuk e zbaton një rregull të pashkruar të komunikimit (përdorim i gjuhës tepër formal ose i çrregullt ndaj një nxënëseje; zë tepër i ulët ose tepër i lartë …).
  • Diskutim mbi çështjet e shtruara; Formimi i vetëdijes për normat e pashkruara, të cilat (përveç kuptimit gramatikor) duhet të respektohen për funksionimin e komunikimit.
  • Eksperimente skenike me përdorimin e veçantë grupor të gjuhës dhe të elementeve jogjuhësore (kontakti trupor, volumi, gjestet, largësia e folësit etj): Çfarë «përshtatet» në komunikimin me shokët/shoqet – me autoritetet – me gjyshërit – me vëllezërit e motrat etj.? Çfarë do të ishte jo me vend; pse? Të mendohet edhe për përdorimin e dialektit dhe të gjuhës standarde.
  • Krahasimi i normave në lidhje me ju/ti, vëllimi, distanca gjatë të folurit, kontakti fizik, dhënia/puthja e dorës gjatë përshëndetjes etj. në kulturën e prejardhjes dhe në vendin e emigracionit. Ku ka dallime të rëndësishme? Çfarë do t‘i këshillonit patjetër dikujt që vjen i ri në një vend? (Ndoshta të shkruhet një check-listë.)
  • Gjestet: Cilat gjeste në kulturën tonë të prejardhjes janë të rëndomta (ose tabu), e cilat në vendin ku jetojmë tani; cilat janë «ndërkombëtare»?

 


Tabela e pëmbajtjes