Rrjedha:

  • M përshkruan një situatë reale të konfliktit (shih shembujt më poshtë). Situata do të luhet në formë të një loje rolesh. N diskutojnë bashkërisht se si mund të zgjidhet konflikti. Është e mundur që ata të përshkruajnë tashmë pjesë të hapave të modelit «Në 6 hapa të zgjidhet problemi».
  • N marrin fletën e punës «Në 6 hapa të zgjidhet problemi». Pasi ta kenë lexuar, do të përmblidhen shembuj të konflikteve, që ndodhin mes prindërve dhe fëmijëve, ose brenda grupit të bashkëmoshtararëve. Shembuj:
    Vajza/djali dëshiron të shkojë në një lokal të caktuar, kurse prindërit thonë se është më të mirë që fëmija të mësojë dhe të mos shkojë pikërisht në atë lokal.
    Një nxënës tallet me një nxënës për shkak të theksit të tij ose për shkak të një gabimi gjuhësor.
    Vajza/djali njoftohet me një djalë/vajzë, por prindërit nuk e pëlqejnë për shkak të origjinës së tij ose të saj (për shembull, për shkak se ai/ajo i përket një kombi apo grupi etnik tjetër).
    Disa të rinj duan të dëgjojnë një muzikë të caktuar gjatë pushimit. Të tjerët janë kundër, sepse ata parapëlqejnë të dëgjojnë një muzikë tjetër.
    Disa N refuzojnë të ulen pranë një nxënësi të caktuar/nxënëseje të caktuar për shkak se ata kanë paragjykime në lidhje me prejardhjen, besimin fetar ose kombësinë e tij/e saj.
  • Do të zgjidhet një konflikt, i cili pastaj do të analizohet deri në hollësira (Variante: 2–3 konflikte për 2–3 grupe).
  • Në një hap të parë, palët në konflikt ulen ndaras dhe i diskutojnë pozitat e tyre, në bazë të planit 6-hapësh (p.sh. të gjithë «prindërit», të gjithë të rinjtë që duan të dëgjojnë muzikë të caktuar, të gjitha vajzat/të gjithë djemtë, që nuk duan të ulen në atë vend etj.). Pastaj takohen me palën tjetër brenda grupit të tyre dhe fillojnë «negociatat» sipas planit 6-hapësh. Pas një kohe të caktuar (15–20 minuta), M do t‘i ndërpresë ato dhe i sjell N përsëri në klasë. I gjithë grupi i shkëmben përvojat e tyre.
  • Shënim: Do të ishte ideale nëse do të caktoheshin ndërmjetësuesit/et të cilët do ta shoqërojnë nga një grup dhe do ta udhëheqin nëpërmjet planit 6-hapësh. Kjo gjithashtu mund të vazhdohet edhe në një raund të dytë.

FP- Në 6 hapa të zgjidhet problemi

Fletë pune për nxënësit/et


1. Hapi: Të sqarohen nevojat.
Çka ke nevojë ti?
Çfarë dëshiron saktësisht ti?Secili person i përfshirë në konflikt do të duhej t‘i përgjigjet kësaj pyetjeje, pa i fajësuar të tjerët ose pa iu bërë atyre vërejtje.
2. Hapi: Përshkruaje problemin saktësisht.

Në këtë rast cili është problemi sipas mendimit tënd?

Të gjithë nxënësit/et mund ta përshkruajnë problemin dhe shkaqet nga këndvështrimi i tyre. Kundërshtarët në konflikt duhet të jenë të gatshëm t‘i pranojnë këndvështrimet e grupeve të tjera.

3. Hapi: Kërko pas zgjidhjeve të ndryshme.

Si mund të duken zgjidhjet e mundshme për këtë konflikt?

Të gjithë nxënësit/et mund të ndihmojnë me përgjigjet e tyre. Këto do të duhej të shkruhen – pa komentim ose arsyetim.
Qëllimi është që të gjenden sa më shumë zgjidhje.

4. Hapi: Vlerësoji zgjidhjet.

Sa do të ishe i kënaqur me zgjidhjet e ndryshme?

Secila palë në konflikt i vlerëson propozimet për zgjidhje dhe sqaron se cilat dhe pse janë të pranueshme dhe cilat janë të papranueshme dhe pse.

5. Hapi: Vendos cila është zgjidhja më e mirë.
A e pranon këtë zgjidhje?
A do të zgjidhej problemi?Duhet të jetë e qartë që të dy palët në konflikt ta pranojnë zgjidhjen. Përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje duhet të çmohen.
6. Hapi: Hulumto se si mund të zbatohet zgjidhja.

Lejonani të flasim edhe një herë mbi situatën dhe të sigurohemi se problemi u zgjidh.

Një plan do të zhvillohet për ta evaluuar zgjidhjen. Varësisht nga forma e konfliktit dhe moshës së palëve në konflikt mund të zhvillohet një rivlerësim për disa minuta, orë ose në një leksion tjetër.

 


Tabela e pëmbajtjes