Rrjedha:

  • M shkruan titullin «Çdo gjë në rregull! Vërtet?» në dërrasën e zezë ose në një flipchart-letër. N mendohen për gjërat, që nuk janë në rregull në grupin ose klasën e tyre. Është e rëndësishme që M së pari tregon për format e ndryshme të vështirësive:
    • Problemet e bashkëpunimit me N tjerë.
    • Problemet në mes vajzave dhe djemve.
    • Problemet në ndarjen e gjërave (p.sh. ndarja e vendit të punës ose e materialeve).
    • Problemet në miqësinë me të tjerët.
  • N i shkruajnë problemet dhe konfliktet e tyre në shirita të vegjël prej letre dhe i ngjitin ata në mënyrë të pavarur në tabelë ose flipchart. Kur të gjithë shiritat e letrës të jenë ngjitur, N ulen në një rreth.
  • Pastaj M shpjegon se ka dy lloje konfliktesh dhe problemesh: individuale dhe kolektive. Kjo do të ilustrohet nëpërmjet shembujve (shumë zhurmë në klasë = problem i zakonshëm, shumë pak hapësirë në tavolinë = problem individual etj). Pastaj shiritat e letrës do të shqyrtohen dhe do të ndahen në dy kategori. Për këtë qëllim M ka përgatitur dy fletë të mëdha me titujt «problemet e përbashkëta» dhe «problemet personale». Kur të gjitha problemet të jenë kategorizuar do të zhvillohet një bisedë më tërë klasën rreth pyetjes «Cilat probleme mund të zgjidhen thjesht, si mund të duket kjo?». Sekuenca përfundon me një koleksion të problemeve të thjeshta të zgjidhshme.


Tabela e pëmbajtjes