Udhëzime:

  • Në të shumtën ekzistojnë si gjuha e parë ashtu edhe ato të vendit mikpritës në varantet dialektore dhe në formën standarde. Natyrisht, të gjitha duhet të tematizohen. (Më së shumti vështirësi kanë nxënësit/et me variantin standard të gjuhës së parë.)
  • Tema mund të trajtohet për çështje të ndryshme, duke ia përshtatur moshës. Është mjaft e mundur që grupet e niveleve të ndryshme të punojnë paralelisht për çështje të ndryshme dhe në vazhdim t‘i paraqesin rezultatet e tyre.
  • Në raste normale projekti do të shpërndahet në dy javë (hyrja në javën e parë, zhvillimi në të dytën). Një pikënisje të mirë përbëjnë «skicat gjuhësore», shih më lart 3.2.

Rrjedha:

  • M i informon N në lidhje me projektin, formulon pyetjet e sakta (ndoshta për secilën grup-moshë një pyetje tjetër, shih më lart) dhe jep udhëzime të qarta për punë të mëtejshme (p.sh. për të marrë informacionet e kërkuara deri në javën e ardhshme, si dhe për t‘i sjellë shënimet përkatëse). Një listë e pyetjeve të mundshme mund të gjendet më poshtë.
  • Në javën tjetër rezultatet e detyrave të dhëna do të sistemohen, eventualisht të përmblidhen në formë të shkruar në një poster dhe të paraqiten në klasë. Në varësi të boshtit mund të përfundojë me një tekst të shkruar, ose me një diskutim në të cilin N i pasqyrojnë përvojat e tyre të cilat ata i kanë fituar në këtë projekt.
  • Pyetje të mundshme:
    • Për të gjitha nivelet: Fjalët dhe fjalitë e mia të para në gjuhën e parë dhe të dytë (të pyetet edhe në shtëpi!); gabimet qesharake dhe aksidentale në gjuhën e parë dhe të dytë (e kuptuar gabimisht dhe e zbatuar); njerëz të rëndësishëm gjatë të mësuarit të gjuhës së parë dhe të dytë.
    • Niveli i mesëm dhe i lartë: Cilat ishin vështirësitë e mia të veçanta gjatë të mësuarit të gjuhës së dytë? Çfarë mësoja dhe si, cilat strategji i kisha/i kam? Çfarë më sjell ende vështirësi dhe si mund ta zotëroj atë? Variante: keqkuptime qesharake të paraqiten si skeç në skenë.
    • Niveli i mesëm dhe i lartë: Çfarë di unë mirë në gjuhën time të parë dhe në cilat fusha kam vështirësi?
    • Niveli i mesëm dhe i lartë: Dialekti dhe gjuha standarde në gjuhën e parë dhe të dytë: Ku e përdor unë dhe në çfarë forme; si është marrëdhënia ime emocionale me të dy varietetet; çfarë ndihmon për përvetësimin e gjuhës standarde (çka është e dobishme, sidomos edhe në gjuhën e parë)?
    • Niveli i mesëm dhe i lartë: Të rriturit në dhe me dy gjuhë: Cilat janë përparësitë, por edhe problemet në raport me të rriturit në njëgjuhësi? – A do t‘i rrit fëmijët e mi gjithashtu dygjuhësh, pse (jo)?
    • Niveli i mesëm dhe i lartë: Përvojat e prindërve apo gjyshërve gjatë të shpërngulurit në një rajon të ri gjuhësor: Si u ndjetë, çfarë vështirësish kishit, si u ballafaquat me to? Për këtë qëllim mund edhe të përgatiten pyetjet kryesore për një intervistë dhe pjesë të saj të incizohen në CD.
    • Niveli i lartë: Gjuhët e ndryshme kanë shpesh edhe një prestigj të ndryshëm, të lartë. Si është kjo me gjuhën tonë të parë; Çfarë përvojash kam bërë këtu?

Tabela e pëmbajtjes