Udhëzim:

Projekti është i përshtatshëm në mënyrë ideale si hyrje në përpunimin e temave mbi biografitë gjuhësore, siç është paraqitur në 3.5.


Rrjedha:

  • M bën një hyrje të kujdesshme, por jo shumë të gjatë, në një çështje: Ne të gjithë rritemi në dhe mes gjuhëve të ndryshme: Gjuha jonë personale, e folur në shkollë, ajo e fqinjve, anglishtja nga reklamat dhe skena muzikore etj. Si gjuhë duhet të vlejnë edhe dialekti dhe varianti standard i gjuhës së parë dhe ai i vendit mikpritës. Disa prej këtyre gjuhëve na pëlqejnë shumë, të tjerat jo edhe aq. Këto marrëdhënie të ndryshme mund t‘i paraqesim mirë nëpërmjet asaj që gjuhët veç e veç të caktohen në pjesë të caktuara të trupit.
  • Çdo fëmijë merr një fletë me skicimin e një djali apo vajze. Detyra: të merren lapsat me ngjyra, lart në fletë të bëhet një legjendë e ngjyrave (p.sh. e kuqe = gjuha amtare në dialekt; e kaltërt = gjuha amtare në variantin standard, e gjelbër = gjuha (dialekti) e vendit të emigrimit, …, ngjyrë vjollce = tamilishtja si gjuhë e një familje fqinje etj.).

  • Në skicimin gjuhësor të pjesës në të cilën përshtatet një gjuhë e caktuar, të ngjyroset me ngjyrën përkatëse (për shembull gjuha amtare/dialekti te zemra; gjuha e shkollës, frëngjishtja, te duart, për shkak se ajo mund të më ndihmojë ndonjëherë në punë etj). Disa nga gjuhët e mjedisit nuk do të jenë në skicë, por rreth tyre (p.sh. gjuhën e familjes fqinje, që unë shpesh e dëgjoj, por ndaj së cilës ndoshta nuk kam marrëdhënie të veçantë). E rëndësishme: Fëmijëve të mos u bëhen propozime apo rregulla tepër konkrete! Plotësimi i skicës bëhet nëpërmjet punës individuale dhe qetësisë së plotë në klasë.
  • Pas rreth 10–15 minutash N ulen së bashku (e tërë klasa ose në tre raunde) dhe shpjegojnë ilustrimet e tyre: cilën gjuhë dhe pse e kam caktuar në këtë vend, cila gjuhë çfarë rëndësie ka për mua, pse është kjo kështu?

Variante:

Vetëportret ose profili personal me qendër gjuhët (gjuha ime e parë, cilat gjuhë të tjera i di, çfarë gjuhësh fliten në mjedisin ku jetoj unë etj.)


Udhëzime për literaturën

Informacione të thelluara nga «zbuluesi» i portretizimit të gjuhëve, prof. Hans-Jürgen Krumm nga Viena i gjeni në vjegzën http://www.akdaf.ch/html/rundbrief/rbpdfs/61_Mehrsprachigkeit_Sprachenportraits.pdf


Tabela e pëmbajtjes