Udhëzim:

Burimi për 4.2, 4.3 und 4.7: Schilling, Dianne (1993): Miteinander klarkommen. Toleranz, Respekt und Kooperation trainieren. Mülheim an der Ruhr: Verlag an der Ruhr.


Rrjedha:

  • M i fton N pa shpjegime të mëtejshme për të ndihmuar në ndërtimin e një piste avioni. Me ndihmën e karrigeve, bankave etj., do të ndërtohet një pistë prej 6–8 metrash e gjatë dhe 1,5–2 m e gjerë. Në vazhdim do të shpërndahen në pistë 6–10 objekte (libra, letra, stilolapsa, etj).
  • Tani M pyet se kush dëshiron të luajë rolin e pilotit/ pilotes, për ta zbritur avionin e tij në pistë, dhe kush dëshiron të jetë një kontrollues avioni, i cili është i ulur në dhomën imagjinare të kontrollit të aeroportit, dhe i jep udhëzime pilotit.
  • Piloti dhe kontrolluesi vendosen në fundet e kundërta të aeroportit. M ia lidh sytë pilotit dhe i shpjegon se një stuhi ka filluar. Një rrufe e ka ndërprerë kontaktin valor të avionit dhe kullës së kontrollit në mënyrë të njëanshme: Piloti mund të dëgjojë ende kontrolluesin, por nuk mund t‘i dërgojë më atij sinjale. Për më tepër, stuhia ka shkatërruar pistën; kudo janë shpërndarë sende. Piloti tani duhet të përpiqet që avionin ta zbresë në tokë në mënyrë të sigurtë, pa e dëmtuar atë. Duke qenë se ai nuk sheh asgjë, duhet të mbështetet plotësisht në udhëzimet e kontrolluesit. Nëse piloti ndesh në një prej objekteve në pistë, avioni është i humbur.
  • Disa ekipe të kontrollorëve dhe pilotët përpiqen që avionin ta ulin në tokë në mënyrë të sigurtë. Pas çdo përpjekjeje do të diskutohen shkurtimisht vështirësitë, që janë shfaqur atje.
  • Hyrje për diskutimin përfundimtar me tërë klasën: Si janë ndjerë pilotët/pilotet? Si u përpoqën ata që ta kompensojnë «verbërinë» e tyre? Si janë ndjerë kontrolluesit/kotrollueset? Çfarë kanë bërë për t‘i udhëhequr pilotët/et sa më saktësisht të jetë e mundur?
    Transferi: A keni përjetuar ju vetë situata të tilla dhe a ju kanë ardhur në mendje formulime mundësisht sa më të sakta ose udhëzime? Çfarë lloj situatash të kësaj natyre mund të jepen në kontekstin e kulturave dhe gjuhëve të ndryshme?
    Përgjithësim: Si mund të përcjellim mesazhe të qarta dhe të sakta? Sa është e rëndësishme gjuha në komunikim? Cilat elemente të tjera luajnë rol në komunikimin dhe mund të ndihmojnë për ta përmirësuar atë?

Tabela e pëmbajtjes