Udhëzim:
Burimi: Interkulturelles Training. Materiale për ushtrime gjatë punës me të rinjtë në sport. Vjegza: http://www.dsj.de/uploads/media/InterIulturelles_Lernen_2010.pdf.
Rrjedha:
- Do të formohen grupe dyshe (N1 dhe N2). Të gjithë N1 mbeten në klasë, të gjithë N2 shkojnë në një dhomë pranë klasës ose në korridor.
- N në klasë (grupi N1) duhet të gjejnë një temë për të cilën ata mund të flasin për disa minuta (përjetim, libër, film, pushime etj.). Çdo N1 më vonë do të bisedojë 5 minuta me një N2.
- M ia shpërndan grupit N2 fletën me udhëzimet e lojës dhe ua shpjegon atë derisa të gjithë t‘i kenë kuptuar rregullat. Tani N2 kthehen në klasë.
- Bisedën e fillojnë, pjesëmarrësit që kanë qëndruar në klasë (grupi N1). Ajo merr rreth 5 minuta, pastaj M e ndërpret atë.
- Reflektim dhe diskutim me tërë klasën, së pari, për ushtrimin e mëparshëm: Çfarë ka ndodhur? Si ishte cilësia e bisedës? Si u ndjetë? Çfarë keni menduar për partnerin tuaj/partneren tuaj?
- Më pas bëhet përgjithësimi: A keni pasur edhe personalisht përvoja të ngjashme me stile të ndryshme të komunikimit ose i keni vërejtur në mjedisin tuaj? Çfarë janë dallimet në komunikim mes kulturës suaj të prejardhjes dhe kulturës së vendit ku jetoni tani (p.sh. në lidhje me përshëndetjet, lartësinë e zërit, largësinë në mes të bashkëbiseduesve/eve, frazat etj.;. krahaso gjithashtu më lart nr 3.7.
FP – Udhëzim për lojën
Fletë pune për nxënësit/et
Udhëzime për lojën
Nëse ti më pas do të bisedosh me një fëmijë tjetër, atëherë ndiqi rregullat 1, 4 dhe 5.
Te rregulla nr. 2 ti duhet të vendosësh nëse do të zgjedhësh 2a apo 2b, tek 3-shi gjithashtu.
1
Në fillim të bisedës përshëndete bashkëbiseduesin tënd/bashkëbiseduesen tënde nëpërmjet asaj që ti i duartroket tri herë në dorë.
2
a)
Në bisedë ti gjithnjë mban një largësi të vogël prej dy metrash.
b) Në bisedë ti qëndron shumë afër personit përballë dhe herë pas here e vë dorën në krahun apo shpatullën e tij.
3
a) Gjatë bisedës ti gjithnjë shikon në tokë.
b) Gjatë bisedës ti gjithnjë shikon jashtë fytyrës së bashkëbiseduesit.
4
Në qoftë se tjetri/tjetra flet, ti gjithnjë i mbyll sytë.
5
Para se të flasësh apo të përgjigjesh, ti gjithnjë pret dhjetë sekonda; mes fjalive bën gjithnjë pesë sekonda pauzë.