Orientimi në fushën kompetencave, si një parim i rëndësishëm i pedagogjisë aktuale, trajtohet me hollësi në kapitujt 2, 5 dhe 9 të doracakut „Bazat dhe arsyet“. Janë tri kompetencat kryesore të një rëndësie themelore për temën e kësaj broshure:
a) Kompetenca e përceptimit, e zgjeruar në kompetencën e pranimit: këtu bëhet fjalë për zhvillimin kognitiv të aftësisë ndijore-emocionale, për perceptimin e botës së jashtme dhe botës së brendshme me të gjitha shqisat, për zhvillimin e përfytyrimeve të brendshme për ta perceptuar veten si pjesë e proceseve të komunikimit. Nxënësit merren seriozisht dhe pranohen me botët e tyre emocionale dhe format e përvetësimit.
b) Tek kompetenca e reflektimit bëhet fjalë për zhvillimin e aftësisë kognitive, që duke përdorur gjuhën (përkatësisht konceptet abstrakte) të krijohen lidhje sa më të mëdha e të ndërsjella, të trajtohen dhe të reflektohen.
c) Tek kompetenca (komunikuese) e të vepruarit bëhet fjalë që të përceptuarit dhe të reflektuarit, nëpërmjet veprimit komunikues, të gjejë shprehje në botën personale jetësore. Nëpërmjet kësaj i mundësohet individit të ndikojë në mjedisin e tij jetësor dhe të zhvillojë forma të reja të shprehjes dhe perspektiva të reja të veprimit.
Sipas Holzbrecher (1999/2009; shih bibliografinë) tek kompetenca ndërkulturore bëhet fjalë për ndërlidhjen e fushës së subjektit me botën jetësore dhe me fushën shoqërore, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të mund të fitojnë përvojën e vetefikasitetit. Kjo kategori e katërt mundëson për të zhvilluar modele të reja përceptimi, reflektimi dhe veprimi.