Udhëzime:
- Është ndihmuese, nëse N tashmë kanë përvojë me luajtjen e roleve. Rregull i rëndësishëm: Komentet mund të jepen vetëm pas lojës, por jo gjatë lojës!
- Burimi: http://www.fippev.de/t3/fileadmin/fippev/userdaten/PDF/Anti-Bias Ordner/Diskriminierung_Antibias_in_der_Schule.pdf.
Rrjedha:
- Informacioni për N: Nëpërmjet luajtjes së roleve duhet të paraqitet një situatë, në të cilën katër persona diskutojnë me pasion mbi një temë, kurse personi i pestë është i përjashtuar nga ky diskutim (shih shembullin e mësipërm. Shembuj të tjerë: 4 karta për temën «Pushimet në det», 1 kartë «Pushimet në mal», 4 karta për temën «Telashe me mësuesit», 1 kartë «Përvojat pozitive shkollore»)
- Pesë vullnetarë do të marrin nga një kartë dhe bëjnë një bisedë për të (ku natyrisht së shpejti shihet që dikush flet vazhdimisht jashtë temës në fjalë). Këta pesë N ulen në një rreth në mes; të tjerët ulen rreth e rreth. Luajtja e rolit zgjat jo më shumë se 10 minuta. Në qoftë se ka kohë të mjaftueshme në dispozicion, luajtja e roleve mund të përsëritet me një komplet tjetër të kartave.
Shembull për kartat e roleve
- Reflektim përfundimtar dhe diskutim me tërë klasën rreth pyetjeve kryesore si:
- Si ndiheshin pjesëmarrësit gjatë lojës, si ndiheni tani?
- Çfarë kanë parë vëzhguesit/et?
- Lidhur me mekanizmat e përgjithshëm dhe motivet e përjashtimit: pse ndodhi në lojën
tonë përjashtimi dhe çfarë situatash të tjera të përjashtimit dini ju? Si do të mund të shmangej përjashtimi i dhimbshëm?
- Eventualisht njohja e situatave të përjashtimit, të cilat janë karakteristike për shoqërinë tonë; diskutimi i strategjive për t‘i ndryshuar këto situata.