Udhëzim:

Reflektimi mbi identitetin personal multikulturor mundëson për ta zgjeruar në një projekt dy deri trejavor, në të cilin, pjesë të veçanta ose aspekte të dragoit të erës, mund të trajtohen në thellësi. Pyetjet e reflektimit do të përshtaten sipas niveleve të veçanta. Projekti gjithashtu është i përshtatshëm edhe për zbatimin e përbashkët me mësuesit e klasëve të rregullta ose me përfshirjen e prindërve. Një kulminacion i bukur krijohet, kur me rastin e përfundimit të projektit, dragojt e erës lëshohen të ngrihen lart. Kjo kërkon, megjithatë, që ata të përpunohen nëpërmjet një pune plotësuese në letër të përshtatshme dhe të ndërtohet një skelet i aftë fluturues.


Rrjedha:

  • Në fillim të sekuencës M e paraqet dragoin fluturues me pjesët e tij si një figurë-simbol për identitetin. Ai tregon një dragua të prerë, si shembull të produktit përfundimtar dhe shpjegon fletën e punës. Në këtë fletë pune, dragoi është ilustruar si dhe është shkruar se për çfarë janë pjesët veç e veç. Çdo pjesë paraqet një mjedis të jetesës dhe pjesë të identitetit, për shembull, familja, shkolla, miqësia, fqinjësia etj.; për çdo pjesë të identitetit dhe mjedisit jetësor është një rol i caktuar – vajza, djali, nxënësi/ja, miku/ja, të afërmit etj. Shuma e të gjitha identiteteve të pjesshme dhe e roleve e përbën personalitetin dhe identitetin tim. Lidhur me këtë duhet të zhvillohet një bisedë hyrëse, në mënyrë që të gjithë N t‘i kuptojnë këto detyra.
  • Së pari, N modelojnë një smiley (fytyrë e qeshur) në mes të dragoit (të vizatohet fytyra ose të ngjitet fotoja). Rreth smiley-t shkruhen shkurtimisht informacionet më të rëndësishme për veten (mosha, klasa, vëllezërit e motrat, gjuha, disa veti …).
  • Pastaj emërtohen pjesët e tjera të dragoit. Sipas legjendës, në fletë ata bëjnë shënimet e tyre mbi aspektet individuale. Është mirë që pjesa e përparme e dragoit të përdoret për mjedisin e jetesës në vendin e emigracionit, kurse pjesa e pasme për atë në vendin e prejardhjes. Nëse gjashtë trekëndëshat nuk janë të mjaftueshëm, mund edhe (një ose disa prej tyre) të përgjysmohen.
  • Në një hap tjetër në klasë do të tematizohen dhe do të bëhen të qarta për të gjithë përkatësitë e shumëllojshme dhe të njëkohshme, gjegjësisht identitetet e pjesëshme. Për këtë qëllim, M thërret emrat e pjesëve identitare dhe roleve (si p.sh. «kushërirë», «sportist», «nxënës/e», «anëtar shoqate»). Kush ka në dragoin e tij një shënim për këtë ngrihet në këmbë dhe flet.
  • Është e mundshme që, para ose pas këtij hapi, dragojt e erës të prezentohen dhe të shpjegohen në grupe katërshe. Si shtysë për këtë, M mund të shënojë në tabelë pyetje të tilla nxitëse si në vijim: çfarë e përbën identitetin tim? Cilat janë pjesët kryesore të identitetit tim? Cilave grupe e ndiej se u përkas unë? Cilat janë pikat e forta dhe burimet që kam unë në bazë të identiteteve të mia të pjesshme/të mjediseve jetësore? Çfarë është e rëndësishme për mua? Çfarë besimesh, normash dhe idesh kam përvetësuar unë?
  • Në një diskutim përfundimtar përmbyllës do të duhej të reflektohet dhe të diskutohet ndikimi i pjesëve të ndryshme të identitetit. Shtysat për këtë duhet të jenë të përshtatura sipas moshave; në qendër do të jenë pyetjet e natyrës së mëposhtme:
    • Cilat pjesë të identitetit janë veçanërisht të rëndësishme për ju dhe pse?
    • Cilat pjesë të identitetit nuk janë fare të rëndësishme për ju dhe pse?
    • A ka pjesë ose role, që janë të rëndësishme kryesisht (ose vetëm) në vendin tuaj të prejardhjes?
    • A ka një hierarki në mesin e identiteteve të pjesshme?
    • A ka pjesë të identitetit, të cilat u atribuohen juve nga jashtë, nga shoqëria, edhe pse ju nuk mund të identifikoheni me to?
    • Çfarë roli luajnë gjuhët tua për identitetin tënd?
    • Cilat pjesë të roleve marrin shumë hapësirë në simbolin e dragoit të erës, e cilat shumë pak?
    • A ka role që ti i pëlqen veçanërisht, përkatësisht më shumë nuk i pëlqen?
    • A ka konflikte apo mospërputhje ndërmjet këtyre roleve, apo e plotësojnë njëra-tjetrën?
    • A ke mësuar diçka të re për veten dhe për grupin?

Fletë pune me dragoin e erës dhe përshkrimi i pjesëve (shih më poshtë)


Tabela e pëmbajtjes