Rrjedha:
- M pyet N se çfarë kuptojnë me shprehjen komunikim dhe mbledh shembuj të situatave të komunikimit. Ai vizaton një grafik të thjeshtë (dërguesi ⇔ marrësi) në tabelë dhe shpjegon se: «komunikimin ne mund ta përfytyrojmë si ping-pong ndërmjet dy njerëzve – dërguesit dhe marrësit. Nëse duan të kuptohen mirë, ata duhet mundësisht të komunikojnë pa pengesa. Kjo do të thotë se dërguesi e formulon mesazhin e tij sa më saktë që të jetë e mundur. Shpesh mesazhi me fjalë është i shoqëruar nga sinjale joverbale, si për shembull, duke qeshur, duke rrudhur ballin ose me gjeste. Por, për një komunikim të suksesshëm do të thotë gjithashtu që marrësi ose marrësja duhet të dëgjojë mirë dhe që mesazhi të mos keqinterpretohet.
- Pastaj idetë do të mblidhen dhe do të shënohen në dërrasë të zezë si një marrës i mirë tregon se ai është i interesuar për mesazhet e dërguesit dhe vërtet i dëgjon. Pastaj M e shpërndan fletën e punës, i diskuton propozimet e dhëna dhe ndoshta i plotëson ato.
- Do të formohen grupet treshe për të ushtruar të dëgjuarit aktiv. Në raundin e parë N1 është dërguesi dhe N2 është marrësi, respektivisht dëgjuesi aktiv. N3 duhet të vëzhgojë N2 gjatë të dëgjuarit dhe pastaj të reflektojë përshtypjet e tij në grup. Janë tri raunde, ashtu që secili/a të marrë njëherë secilin rol. Për dhënësit M propozon tema të tilla si p.sh.: «Kur kisha nevojë për ndihmë», «Çfarë dua unë të bëj më mirë», «Një problem që unë dua ta zgjidh». Dërguesit zgjedhin një temë dhe mendojnë të bëjnë pauza gjatë të folurit, në mënyrë që marrësi të mund të përgjigjet. M jep sinjalin për fillimin; pas 3 minutash e përfundon raundin. Vëzhguesit kanë një minutë kohë për raportin e tyre. Pastaj rolet do të ndërrohen. Së fundmi, fleta e punës do të plotësohet nëpërmjet punës individuale.
- Reflektim dhe diskutim me tërë klasën: Si je ndjerë si dëgjues aktiv? Si e ndjeve veten si vëzhgues/e? Po kur ishe dërgues: Si je ndjerë gjatë asaj kohe kur dikush të ka dëgjuar i përqendruar? Kur ishe dëgjues aktiv: Çfarë ishte më e thjeshtë, çfarë më e vështirë? Çfarë ke mësuar si vëzhgues? Pse është e rëndësishme që të kesh të dëgjuar të mirë? Kujtoje një situatë në të cilën ti ke mundur të dëgjosh me kujdes! Trego një shembull, kur ti ishe krenar për veten, sepse për shkak të të dëgjuarit të mirë ke marrë komente të mira.
FP – A jam unë një dëgjuese e mirë/një dëgjues i mirë
Fletë pune për nxënësit/et
Si dëgjues i mirë/si dëgjuese e mirë …
- … e shikon folësin/en;
- … e shikoni atë në sy;
- … je i relaksuar, por i vëmendshëm;
- … dëgjon me vëmendje dhe mendohesh se çfarë do të thotë folësi/folësja;
- … nuk e ndërpret dhe nuk lëviz andej këndej;
- … përgjigjesh vetëm gjatë pauzave;
- … përpiqesh ta ndiesh edhe ti atë që folësi/folësja ndien;
- … pohon me krye, bën «hmmm» apo e përmbledh shkurtimisht në mënyrë që folësi/folësja ta dijë që ju e keni dëgjuar.
Çfarë bën mirë gjatë të dëgjuarit?
Cila është ana jo e fortë e jotja gjatë të dëgjuarit?
Çfarë mund të bësh që të dëgjosh më mirë?