Rrjedha:

  • M shpjegon se për çfarë po bëhet fjalë (shih më lart) dhe i vendos të tri fletët e temperaturës në formën e një termometri në dysheme. 100° do të thotë se është një konflikt i nxehtë. 50° do të thotë se bëhet fjalë për një konflikt, por i cili ndoshta nuk është edhe aq i rëndësishëm. 0° simbolizon se situata në fjalë nuk përjetohet si konflikt.
  • Pastaj M i lexon fletët me situatat e ndryshme konfliktuale. N e vendosin secilën herë në atë pozitë në termometër, e cila përputhet me vlerësimin subjektiv të ashpërsisë së konfliktit. Nëpërrmjet deklaratave të shkurtra ata arsyetojnë se pse e kanë zgjedhur atë pozitë. Këto deklarata nuk duhet të komentohen; është fjala për paraqitjen e pikëpamjeve individuale se si e përjeton konfliktin secili/a.
  • Në përfundim do të diskutohet dhe do të sqarohet nocioni «konflikt». Nëse është e mundshme, bëhet një përkufizim i përbashkët i nocionit dhe mbahet shënim për këtë.

Shtesë: Situatat për lexim para të tjerëve dhe fletët e temperaturave


Tabela e pëmbajtjes