Përkrahja e kompetencave ndërkulturore
Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes: Nxitje didaktike 4
Kompetenca ndërkulturore është aftësia për tu orientuar në kultura dhe gjuhë të ndryshme. Në një shoqëri ndërkulturore kjo është një kompetencë kyçe. Së bashku me shkollën e rregullt, mësimi në gjuhën e prejardhjes duhet të japë kontributin e vet.
Broshura “Përkrahja e kompetencës ndërkulturore” merret me përvojat e emigrimit, çështjet e identitetit dhe kulturës si dhe me shumëllojshmërinë gjuhësore. Gjithashtu diskutohen bashkëjetesa në një shoqëri ndërkulturore, si dhe konfliktet që dalin nga kjo dhe rruga e zgjidhjeve demokratike. Mësuesit do të gjejnë këtu tekste të shumta dhe propozime praktike mësimore.
Tabela e pëmbajtjes
- Parathënie për serinë «Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes»
- Hyrje
- Njësia 1: Kultura dhe identiteti – të njëjtë e, megjithatë, të ndryshëm!
- Njësia 2: Historitë e migrimit – bota në klasën tonë
- Njësia 3: Gjuhët tona – ne flasim më shumë se një gjuhë
- Njësia 4: Komunikimi ndërkulturor – bashkërisht të mirëkuptohemi
- Njësia 5: Konfliktet – të kërkohen bashkërisht zgjidhjet
- Njësia 6: Demokracia dhe të drejtat e fëmijëve: Ne përzihemi
- Literatura e përdorur