Udhëzim:
- Analiza personale dhe ajo e jashtme ka si parakusht një shkallë të lartë të besimit në grup dhe kërkon nga M shumë takt. Është mirë që paraprakisht nëpërmjet shembujve të konkretizohet se në cilat fusha njerëzit mund të kenë pika të forta (kompetenca sociale, anët e forta në fushën shkollore, anët e forta të karakterit etj.) Ushtrimi gjithashtu mund të kryhet edhe sipas grupeve gjinore, ku pastaj krahasohen dhe diskutohen fuqitë e vajzave dhe të djemve.
- Referenca: Përmbledhje e metodave vendi i mësimit – stadiumi. Edukimi politik në qendrat e mësimit në stadiumet e futbollit. Fondacioni Robert Bosch në bashkëpunim me Fondacionin e ligës federale. Kapitulli 3: Identiteti. Vjegëza: www.bosch-stiftung.de/content/.
Rrjedha:
- N formojnë grupe dyshe. Çdo fëmijë do të marrë dy fletë, ku secila prej fletëve ka një tabelë qitjeje; secili e shkruan fletën me emrin e tij dhe një me emrin e fëmijës tjetër.
- Së pari, N shënojnë në tabelën e qitjes së tyre pesë pikat e tyre të forta personale. Sa më shumë që ata vlerësojnë pikat e forta të tyre, aq më afër qendër së shkallës së qitjes i shënojnë ato.
- Tani kryejnë të njëjtin ushtrim në raport me partnerin e tyre. Në vazhdim i krahasojnë së bashku rezultatet.
- Reflektim dhe diskutim me tërë klasën: Si e përjetuat ushtrimin? A pati dallime të mëdha në mes të perceptimit tuaj dhe atij të partnerit? Çfarë e bën një anë të fortë? A mund të bëni diçka vetë për anët tuaja të forta? A është e mundshme që, ndoshta, edhe anët e dobëta të bëhen anë të forta?
- Pikat kryesore të vlerësimit duhet të jenë, në radhë të parë, llojllojshmëria e pikave të forta dhe potencialet e ndryshme, së dyti, diskutimi i çështjes «Cilat anë të dobëta duam t‘i tejkalojmë, për çfarë lloj përkrahjeje kemi nevojë?».