Rrjedha:

  • Në klasë do të vendosen hartat e vendeve (vendi i prejardhjes ose vendi i emigrimit, Evropa dhe hartat e botës). Nga ana tjetër, do të vendosen në mure emrat e vendeve të shkruara në shirita letre. Gjithashtu edhe katër pikat e busullës mund të merren si udhëzues. Në mes të dhomës qëndron një shenjë me emrin e tanishëm të qëndrimit dhe të vendit të shkollës.
  • M kërkon nga N që, në bazë të hartave, të pozicionohen në vendin e parë të lindjes, pastaj te vendlindja e babait dhe/ose e nënës dhe pastaj tek vendlindja më e largët e gjyshërve.
  • Pas kësaj hyrjeje të përbashkët N punojnë individualisht për historinë e tyre të migrimit në të cilën ata vizatojnë në një fletë (A4) rrjetin e tyre të marrëdhënieve, të përbërë nga persona referimi, të afërmit, vëllezërit e motrat me gjuhët e tyre përkatëse, qytetet e shtetet. Si model shërben paraqitja tek «Molekula personale e identitetit» (shih më lart 1.6), ku me rrethin në mes përfaqësohet vendndodhja aktuale, kurse rrathët e jashtëm paraqesin vendet e origjinës. Rrathët e afërt do të përdoren për vendet ku N i kanë prindërit, vëllezërit e motrat dhe gjyshërit e të cilët edhe i vizitojnë. Emrat e personave do të shënohen në rrathët përkatës. Madhësia e shkronjave te një emër mund të tregojë edhe shkallën e rëndësisë së individit. Rrathët më të largët do të përdoren në përputhje për vendet, ku ata i kanë të afërmit e panjohur, të cilët nuk i kanë parë kurrë, ose nuk i njohin mirë. N e rritur, në vend të kësaj paraqitjeje, mund të skicojnë ose të kopjojnë një hartë të Evropës, ose të botës, dhe të dokumentojnë në të rrjetin e tyre të kontakteve.
  • Prezantimi dhe diskutimi i disa krijimeve para tërë klasës. Një reflektim i përbashkët mbi prejardhjet, arsyet e migrimit etj., me tërë klasën mund të bëhet në bazë të pyetjeve të përzgjedhura nga ushtrimi 2.7a.
  • Puna e mëtejshme e mundshme: intervistë me prindërit rreth historisë së tyre të migrimit (shih 2.3);

Tabela e pëmbajtjes