Rrjedha:
- Një javë më parë N marrin për detyrë që të sjellin një foto të vogël portret (ose viza tim) të veten si dhe foto të ndryshme dhe foto në grup të anëtarëve të familjes shokëve/eve dhe të të njohurve.
- Në fillim të orës N ulen në një rreth në dysheme dhe e marrin nga një hartë të botës (ose të Evropës) të kopjuar në A3 me emrat e vendeve. Së pari, ata duhet të ngjitin foton e tyre individuale në vendndodhjen aktuale. Së dyti, ata duhet që, të gjitha vendet, qytetet dhe lokalitetet e tjera, me të cilat kanë kontakt në çfarëdo forme, t‘i rrethojnë me ngjyrë dhe ndoshta edhe të shkruajnë emrin e tyre. Në vazhdim lidhin foton e tyre me një linjë me ngjyrë me vendet ose qytetet e rrethuara.
- Në një punë individuale ata mendohen se nëpërmjet cilit anëtar të familjes, me cilët persona mbajnë marrëdhënie në atë shtet ose vend dhe e ngjitin foton e sjellë, që korespondon me vendin përkatës.
- Si hap përfundimtar ata kujtohen për një përvojë të përbashkët me këtë person dhe e shkruajnë këtë me një fjali mbi linjën lidhëse (ka festuar ditëlindjen, ka marrë një dhuratë, e ka ndihmuar për detyrat e shtëpisë, ka treguar një histori, i ka mësuar shkrimin etj.). Edhe ngjarjet negative duhet të kenë hapësirë këtu. Fillimet e fjalive fillojnë në këtë rast me një shenjë minus.
- Në grupe katërshe ata i tregojnë njëri-tjetrit biografinë e tyre të vizualizuar të migrimit dhe komentojnë për personat e ndryshëm, vendet e ngjarjet.
- Vlerësimi përfundimtar me tërë klasën; Pyetjet dhe vlerësimet për këtë:
- Çfarë do të thotë «Atdheu» për ty? Ku është ky, pse?
- Me çfarë e lidh ti në radhë të parë nocionin «Atdheu»? (vendbanimi, vendi i lindjes, familja, miqtë etj)
- A i ke theksuar disa vende, si Atdheu yt? Nëse është kështu, cilat dhe pse?
- Sa e rëndësishme është për ty, që ti të ndihesh si në shtëpi në vendin tënd të banimit (shkalla nga 0–5)?
- Si e arrin këtë që vendi, në të cilin jeton tani, të bëhet Atdheu yt?
- A e humb prejardhjen tënde kulturore, nëse edhe këtu është Atdheu yt?
- Thellim i mundshëm: intervista me njerëz të ndryshëm për temën Atdheu.