Udhëzime:
Për të shmangur keqkuptimet, M mund të marrë kontakt paraprakisht me prindërit dhe t‘ua sqarojë qëllimin e veprimtarisë (ndërgjegjësimin pozitiv për resurset). Veprimtaria është gjithashtu e përshtatshme edhe si projekt bashkëpunimi me klasat e rregullta.
Rrjedha:
- M i informon N: Këta do të duhej të intervistojnë prindërit, vëllezërit e motrat, miqtë dhe të afërmit për resurset, të cilat këta të afërm i perceptojnë dhe i vlerësojnë tek N.
- Me tërë klasën ose në grupe do të mblidhen pyetjet për këtë intervistë. Shembuj: Çfarë të pëlqen ty në lidhje me mua? Çfarë vlerëson ti tek unë? Çfarë është cool tek unë? Çfarë të mrekullon tek unë? Çfarë vlerëson tek unë? etj.
- Së bashku skicohet një pyetësor; ndoshta në dy ose tri versione të ndryshme sfiduese. Secili/a N duhet të ketë të plotësuar, të paktën, tre pyetësorë.
- N ua shpërndajnë pyetësorët njerëzve përkatës për t‘i mbushur ose e plotësojnë atë me ta së bashku. Pyetësorët mund të plotësohen me të afërmit në vendet e tyre të prejardhjes, nëpërmjet thirrjeve telefonike (Skype).
- Vlerësimi i pyetësorit në javën e ardhshme (secili/a e vlerëson ose pyetësorin e vet ose të një kolegu/një kolegeje): Së pari, në formën e fjalëve kryesore; pastaj si «ilustrim dielli» (dielli si simbol i fuqisë dhe i energjisë; shih figurën më poshtë). Për këtë N ngjyrosin, në anën e djathtë të skajit të letrës, një diell dhe shkruajnë mbi të emrin e tyre. Në drejtim të diellit tërheqin shigjetat në trashësi dhe ngjyra të ndryshme; në këto shigjeta do të shënohen deklaratat nga pyetësori (p.sh., «Unë e admiroj këmbënguljen tuaj»). Shigjetat tregojnë se prej nga dielli (përkat. fëmija në fjalë) e merr fuqinë e tij. Çdo shigjetë simbolizon një burim të fuqisë dhe njohjes. Te çdo shigjetë është edhe emri i personit nga i cili vjen deklarata përkatëse.
- Në grupe N i prezentojnë diejt e tyre dhe burimet e tyre personale të energjisë; në përfundim këto mund të ekspozohen në një takim me prindërit.
- Shtysa për një vlerësim përfundimtar me tërë klasën:
- Çfarë burimesh të energjisë kam ende për të përmbushur biografinë time të migrimit?
- Si kanë ndryshuar burimet e mia të fuqisë në rrjedhën e jetës?
- Si kanë ndryshuar burimet e mia të fuqisë në rrjedhën e jetës sime?
- Çfarë mund të bëj tjetër me burimet e energjisë sime?