Rrjedha:

  • Në bazë të një teme aktuale në kuadër të temës «Bashkëjetesa ndërkulturore» M i nxit N për të marrë pikëpamjet e njerëzve nga kontekstet e tjera dhe për t‘u ballafaquar me to. Kjo duhet të ndodhë në formën e një korrespondence elektronike (e-mail, ndoshta SMS). Tema/çështje të mundshme: Përvoja personale me ksenofobinë te ne – pozita e «të huajve» në sistemin politik – pozita e MGJP në sistemin arsimor – pozita dhe prestigji i pakicave të tilla si p.sh.romët – diskutim në lidhje me debatin aktual politik.

  • Me klasën zgjidhet një temë dhe diskutohen partnerët/et korrespondentë të mundshëm dhe kontekstet. Shembuj të korrespondencës me klasët: Një klasë e shkollës nga vendi i prejardhjes – një klasë e MGJP në një komunë tjetër të vendit mikpritës – një klasë MGJP në një vend tjetër të emigracionit – një klasë e MGJP nga një grup tjetër gjuhësor. (Tek vendosja e kontakteve përkatëse ndoshta mund të ndihmojë Ministria e Arsimit e vendit të prejardhjes.) Për korrespondenca individuale: të afërmit, miqtë, të njohurit brenda grupit ose nga grupet e tjera gjuhësore. Është emocionuese kur e njëjta çështje u shtrohet adresuesve/eve në kontekste të ndryshme. Sigurisht, mund t‘u shkruhet edhe politikanëve/eve ose autoriteteve dhe të luten që të japin pozicionimin e tyre.
  • Do të ketë dakordim për kushtet paraprake për korrespondencën (p.sh. një numër çështjesh të përbashkëta), në mënyrë që rezultatet të jenë të krahasueshme.
  • Në qoftë se kanë ardhur përgjigje të mjaftueshme, ato do të vlerësohen, grupohen, paraqiten (p.sh. në një poster) dhe diskutohen.

Tabela e pëmbajtjes