Udhëzime:

  • Mediat elektronike, që mundësojnë të përdoren në shkollë edhe në gjuhë të ndryshme, përfshijnë para së gjithash këto: kompjuteri (përpunimi i tekstit dhe modelimi; interneti për të mbledhur informacione, e-mail; rrjetet sociale (Facebook, chatrooms etj.) dhe Skype për kontakte me shkrim dhe me gojë dhe informata) telefoni celular për sms, smartphone për funksione në formën e kompjuterit.
  • Në qendër të MGJP qëndron përdorimi i mediave elektronike në gjuhën e prejardhjes; përveç kësaj, këto media lejojnë të përdoren edhe në kuadër të projekteve të tjera (në këtë kapitull, për shembull, për propozimet 3.3–3.6).
  • Tek dhënia e nocioneve kërkuese në internet, drejtshkrimi korrekt është me shumë rëndësi. Në rast të pasigurive duhet, së pari, të konsultohet një fjalor apo një makinë përkthimi.
  • Në qoftë se nuk ka kompjutera për shfrytëzim në shkollë, detyrat duhet të jepen në atë mënyrë që të mund të përpunohen edhe në shtëpi. Në mënyrë që çdo fëmijë të ketë qasje në një kompjuter, ndoshta duhet të formohen ekipet dyshe.

Mundësitë dhe shembuj të përdorimit:

  • Krijimi i një teksti (poezi, tregim) ose i një libri në gjuhën e prejardhjes në kompjuter (paraqitja e bukur, event. ilustrime, edhe pa internet e mundshme).
  • Hyrje për N në përdorimin e makinave të rëndësishme të kërkimit ose burimeve të informacionit në gjuhën e prejardhjes (Wikipedia, etj); luajnë me disa shembuj.
  • Marrja e informacioneve nga faqet e internetit në gjuhën e prejardhjes (p.sh. për tema historike, të bujqësisë, të poezive / përrallave etj). Planifikimi i temës duhet të bëhet së bashku me N, rezultatet e kërkimeve në internet do të duhej të integroheshin si një material mësimor.
  • Përdorimi i e-mail, skype, sms për marrjen e informacionit nga vendi i prejardhjes (të afërmit, shokët/shoqet).
  • Korespondencë me një klasë në vendin e prejardhjes; krahaso më poshtë 3.6.
  • Eksperimente me makineritë e përkthimit (p.sh. me «përkthyesin» e integruar të Google): të jepet një tekst i shkurtër në gjuhën e vendit mikpritës, për ta përkthyer në gjuhën e prejardhjes: Çfarë është krijuar, çfarë gabimesh ka, si mund të shpjegohen etj. Të bëhet e njëjta në drejtim të kundërt.

Tabela e pëmbajtjes