Rrjedha:

  • Hyrje në temë: Ne duam të shoshitim mendimin për mënyrën e të sjellurit në situatat kritike. Sqarimi i konceptit «situatë kritike» (p.sh. një situatë emocionalisht rënduese, konfliktet në familje dhe jashtë saj, armiqësitë). Mbledhja e shembujve konkret në klasë.
  • M shpërndan pyetësorin (shih më poshtë). N duhet të lexojnë në punë individuale çdo shprehje me kujdes dhe të mendohen se sa shpesh e tregojnë sjelljen në fjalë në situata kritike. Për këtë qëllim ata përdorin një shkallë prej 1 deri 4 (1 = Unë asnjëherë ose shumë rrallë sillem kështu; 2 = Unë ndonjëherë sillem kështu; 3 = shpesh; 4 = shumë shpesh).
  • Pas rreth dhjetë minutash përgjigjet do të diskutohen me tërë klasën. Në mënyrë të veçantë do t‘i kushtohet vëmendje ndonjë dallimi eventual mes djemve dhe vajzave.
  • Së fundmi, klasa përpiqet t‘i ndajë strategjitë në kategori të mëdha (p.sh. të shmanget problemi, të kërkojnë përkrahje, të adresohet problemi drejtpërdrejt, të tregohen emocionet negative). N i rregullojnë përgjigjet për të dokumentuar shpeshtësinë e çdo strategjie dhe shpërndarjen në vajza dhe djem.

FP – Pyetësor: Si sillem unë në situata kritike?

Fletë pune për nxënësit/et


 

1 = Unë nuk sillem kurrë kështu ose tepër rrallë

2 = Unë sillem nganjëherë kështu

3 = Unë sillem shpesh kështu

4 = Unë sillem shumë shpesh kështu

Ju lutem kryqëzojeni atë që i përgjigjet

1 2 3 4
Unë mbyllem në vetvete dhe dua të jem vetëm.
Unë mendoj thjesht për diçka tjetër.
Unë mundohem që stresin ta heq me anë të muzikës me zë të lartë, ushqimit, sportit.
Unë përpiqem të shfryhem.
Unë përpiqem ta harroj çështjen, duke u marrë me gjëra të tjera.
Unë pyes dikë për ndihmë.
Unë nuk mund të mendoj për asgjë tjetër, pos për problemin që kam.
Unë zemërohem me vetveten. Sikur të mund të reagoja në mënyrë më lehtësuese (relaksuese)!
Unë pres një grimë herë.
Unë përpiqem të merrem menjëherë me problemin.
Unë lë gjithçka ashtu siç është.
Unë mendohem për rrugë të ndryshme që çojnë tek zgjidhja.
Unë e mendoj secilin aspekt të problemit.
Unë kërkoj solidarizim dhe përkrahje nga të tjerët.
Unë e zgjidh problemin menjëherë.
Unë mundohem ta zvarris problemin aq gjatë sa është e mundur.

 


Tabela e pëmbajtjes