Udhëzim:
- Ndjeshmëria për komunikim joverbal mund të thellohet nëse N do të nxiten që ta vëzhgojnë vetëdijshëm veten ose dikë tjetër gjatë dy-tri javëve të ardhshme në situatat e komunikimit dhe të sjellin shembujt përkatës.
- Burimi: Trajnimi ndërkulturor (shih më lart tek 4.1).
Rrjedha:
- Do të formohen grupe dyshe. Njëri është mikpritësi/ja e njëri është mysafiri/ja. Të gjithë marrin udhëzimet për rolet për grupin e tyre (shih më poshtë). Për përgatitje mikpritësit/et rrinë në klasë, mysafirët shkojnë në dhomën tjetër, ose në korridor. Gjatë përgatitjes N duhet të mendohen dhe të provojnë se si mund t‘i zbatojnë pikat nga fleta e punës, pa folur me zë.
- Pas rreth dhjetë minutash fillon takimi. Nuk duhet të flitet. Loja zgjatë dhjetë minuta. Pastaj M pyet disa çifte për të folur shkurtimisht për përvojat e tyre.
- Reflektim dhe diskutim me tërë klasën. Shtysa për këtë:
- Çfarë ka shkuar mirë; pse? Çfarë ndjenjash shkaktonte kjo?
- Çfarë nuk ka shkuar hiq mirë; pse? Çfarë ndjenjash shkaktonte kjo?
- A mundën mysafirët ta deshifronin sjelljen e mikpritësve?
- Çfarë shkaktohej kur pritjet e caktuara nuk plotësoheshin?
- Me çfarë kanë të bëjnë pritjet?
- Përgjithësim: Ku ndodhin në realitet situata të ngjashme me pritje të ndryshme? Çfarë keni përjetuar ju vetë në këtë drejtim, si jeni sjellë ju?
- A dini ndonjë shembull të situatave me pritje të ndryshme, të cilat mund të kenë të bëjnë pikërisht me dallimet kulturore?
WS – Udhëzime për rolet
Fletë pune për nxënësit/et
Udhëzimet për rolet për mikpritësit/et
Sjellja e mikpritësit/es: |
|
Pritjet e mikpritësve/eve për mysafirin/ en.
|
|
Udhëzimet për rolet për mysafirët
Pritjet e mysafirëve nga mikpritësi/ja.
|
|