Rrjedha:
- M e mendon një situatë tipike të konfliktit dhe e shpjegon atë. Më pas, situata do të luhet dy-tri herë në formën e një loje rolesh. Shembull: Një fëmijë ndërton një kullë me blloqe. Një tjetër fëmijë hyn dhe e ngacmon atë, duke e shtyrë dhe penguar fëmijën e parë. Fëmija i parë reagon, ia bën të qartë fëmijës përballë kërkesat e tij, duke u shprehur si vijon: «Ndalu, unë dua të luaj vetëm» ose «Unë nuk dua që ti të më zemërosh». Fëmijët duhet t‘i shprehin këto nevoja me zë të fortë dhe vendosmëri të plotë.
- Në bazë të kësaj situate të lojës, N ndikohen të bëjnë formulime të qarta për të shprehur nevojat e veta. Fëmijët mund t‘i risjellin më vonë nga kujtesa këto formulime në situata reale dhe janë në gjendje të shprehin, pa keqkuptime, nevojat e veta në mënyrë të qartë.
- Situata të tjera të lojërave ose të të mësuarit mund të jenë si p.sh: ndërhyrje gjatë vendosjes bashkë të rebusëve, situata problemesh në dhomën e veshjes (dikujt i është marrë diçka, ose një fëmijë nuk ka vend), konfliktet gjatë punës në këndin e modelimit etj.
- Pas ngurrimit fillestar, N janë zakonisht mjaft të gjallë. Loja shërben, në njërën anë, për t‘i luajtur situatat pa stërmundim dhe për të praktikuar sjelljen e duhur në situata të ndryshme. Nga ana tjetër, ajo gjithashtu mund të ndihmojë për t‘i çliruar emocionet e ndryra.