Rrjedha:

  • N do të ndahen në grupe treshe apo katërshe. M paraqet në fletë apo lista një numër problemesh apo konfliktesh të mundshme (krahaso edhe këtë sekuencë 5.1;. mund të bëhet fjalë për konflikte individuale, por edhe për probleme ose konflikte të përbashkëta). Secili grup përzgjedh dy konflikte, të cilat duan t‘i përpunojnë së bashku (në rast të kohës së shkurtër në shfrytëzim: vetëm një konflikt).
  • Më pas, grupet diskutojnë idetë për zgjidhjet e mundshme të dy konflikteve,që i kanë përzgjedhur vetë. N shënojnë me shkrim ose me vizatim idetë e tyre dhe modelojnë një poster për zgjidhjet e ndryshme, të mundshme. Zgjidhjen e atij konflikti që ata si grup e parapëlqejnë, e nënvizojnë ose dallojnë me ngjyrë.
  • Njësia përfundon me prezantimin dhe diskutimin e të gjitha propozimeve të zgjidhjes së konflikteve para klasës.

Tabela e pëmbajtjes