Rrjedha:

  • Hapësira e klasës (ose një pjesë e klasës pa tavolina) ndahet përmes një linje (me shkumës ose pe të trashë) në dy gjysma. E gjithë klasa në fillim qëndron në njërën anë të vijës.
  • Tani, M numëron nga një seri karakteristikash (shih më poshtë) njërën mbi tjetrën. Sapo e emërton një karakteristikë, e cila i takon ndonjërit prej fëmijëve, atëherë ata kalojnë në anën tjetër të vijës.
  • Lista duhet natyrisht të hartohet sipas veçorive të moshës dhe në lidhje me situatën e klasës. Shembuj nga karakteristikat:
    Ata, që …

    • sot kanë veshur xhinse;
    • e flasin ose e zotërojnë një dialekt të veçantë të gjuhës amtare;
    • janë më të rinj përkatësisht më të vjetër se sa mesatarja e ditëlindjes së të gjithëve;
    • kanë lindur në vendin e prejardhjes së prindërve të tyre;
    • kanë kaluar në këtë vend një pjesë të shkollimit të tyre;
    • rregullisht lexojnë ndonjë gazetë;
    • tashmë kanë qenë të ekspozuar ndaj diskriminimit;
    • kanë shokë/shoqe, të cilët janë me të meta fizike ose mendore;
    • kanë paragjykime në lidhje me një grup tjetër njerëzish.
  • N diskutojnë pyetjet e mëposhtme:
    • A ka qenë dikush në ndonjë grup fëmijësh, me të cilin më parë besonte që nuk kishte asgjë të përbashkët?
    • Si ndjehesh të jesh pjesë e një grupi të madh?
    • Si ndjehesh të jesh vetëm ose pothuajse vetëm?
    • Ku keni bërë përvoja të ngjashme në jetën tuaj:
      a) Përkatësia e një shumice,
      b) ndjenja e të qënit vetëm dhe e mos-përkatësisë?

Zgjerim

Për një raund të dytë ose të tretë N mund të përpilojnë edhe vetë karakteristika të tilla. Por sa i përket pikave të ndjeshme ose diskriminuese, M duhet ta vë si kusht të drejtën e vetos.


Tabela e pëmbajtjes