Rrjedha:

  • N duhet të vihet mendërisht në rolin e një magjistari /magjistareje. Sidomos tek të rinjtë një akordim atraktiv dhe tërheqës është i rëndësishëm dhe nxitës.
  • Ata lexojnë nga dërrasa e zezë ose flipchart fillimin e fjalisë «Nëse do të isha një magjistar i madh/magjistare e madhe, do të isha kujdesur që burrat, gratë dhe fëmijët kurrë më të mos e përjetojnë luftën. Për këtë …
    • unë do të vendosja që …
    • unë do të ndaloja që të …
    • unë do të isha kujdesur që …
    • unë do të ndalesha …
    • unë do të vazhdoja …
    • unë do të harroja …
  • N i plotësojnë me shkrim një ose më shumë nga këto fjali, në mënyrë individuale, ose në punën me partner.
  • Një thjeshtësim krijohet nëse fillimet e fjalive (si dhe teksti fillestar) të jenë të përpiluara si fletë pune dhe u jepen N (natyrisht me hapësirë të mjaftueshme për t‘i plotësuar përfundimet e fjalive). Me këtë, në të njëjtën kohë, mund të lidhet detyra që fleta të plotësohet përfundimisht në një sekuencë të mëvonshme ose si detyrë shtëpie.
  • Në bashkësinë e klasës do të lexohen dhe do të diskutohen përgjigjet. Për këtë këshillohet që karriget të vendosen në formë rrethi. Nëse është e mundur, duhet të mbetet pakëz kohë për pyetje ose komente për ndihmesat individuale.
  • Raundi përfundimtar/Përmbledhja: A ka elemente që janë emërtuar nga mjaft ose shumë N? Çfarë mund të bëjmë që disa «magji» ose vizione të lejojmë që të bëhen realitet?

Variante:

  • «Nëse do të isha një arkitekt/e, unë do të …»: N imagjinojnë se si shkolla e tyre ose qyteti i tyre mund ose duhet të duket.
  • «Nëse unë do të isha i/e zgjedhur si politikan/e në mënyrë demokratike (varianti: kryetar i shtetit, ministre e drejtësisë etj), unë do të …»

Tabela e pëmbajtjes